array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë se Dardan Molliqaj është pro formimit të Asociacionit

Deklarata

Dardan Molliqaj nje mendje si Vuciq: Serbët s’kthehen në institucionet e Kosovës pa nisur implementimi i Asociacionit

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli “Dardan Molliqaj nje mendje si Vuciq: Serbët s’kthehen në institucionet e Kosovës pa nisur implementimi i Asociacionit” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull nuk është cituar asnjë burim që e mbështet konstatimin e bërë në titull. Kryetari i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj nuk ka dhënë qëndrime sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por i ka komentuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në bisedimet në Bruksel dhe pasojat e dorëheqjes së serbëve nga pozitat që kishin në Policinë e Kosovës.

Artikulli

Më 30 nëntor 2022, në faqen e internetit “web.news34posts.com” është publikuar një informacion me titullin “Dardan Molliqaj nje mendje si Vuciq: Serbët s’kthehen në institucionet e Kosovës pa nisur implementimi i Asociacionit”.

Ky informacion është shpërndarë edhe në faqet e Facebook-ut: Estrada Shqiptare dhe Hiteshqipvideo.

Përmbajtja i referohet një deklarate të kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj lidhur me kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet kosovare. 

Ai citohet të ketë thënë se “është e qartë që serbët nuk do të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës pa filluar implementimi i Asociacionit”.

Por, në artikull në asnjë vend nuk është mbështetur konstatimi i bërë në titull se “Dardan Molliqaj një mendje si Vuciq”. 

Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës pas shkarkimit të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave.

Në anën tjetër, Kosova ndodhet përballë presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell nga takimet ndaras me dy palët, ka theksuar se serbët e Kosovës duhet të kthehen nëpër institucione dhe se Kosova duhet të harmonizojë veprimet e saj në lidhje me targat dhe të fillojë negociatat për themelimin e Asociacionit.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një nga marrëveshjet më të diskutueshme në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.