array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë se Albin Kurti ia bën ‘8me2’ presidentit turk, Erdogan

Deklarata

Albin Kurti I’a Ben 8 Me 2 Erdogɑnit, Hɑllɑll I Qofte! Turqine E Kemi Mik Por Dialogun Do E Mbajme Ne Bruksel

Faqe në Internet

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Albin Kurti I’a Ben 8 Me 2 Erdogɑnit, Hɑllɑll I Qofte! Turqine E Kemi Mik Por Dialogun Do E Mbajme Ne Bruksel” është i rremë dhe mund t’i lajthitë lexuesit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai ka thënë se Turqia është shtet mikë i Kosovës, por ka thënë se aktualisht dialogu Kosovë – Serbi mbahet në Bruksel dhe mbështetet nga SHBA-të.

Artikulli

Në faqen e internetit pronews20.com dhe a.news29media.com është publikuar një lajm më 9 shtator 2022 me titull “Albin Kurti I’a Ben 8 Me 2 Erdogɑnit, Hɑllɑll I Qofte! Turqine E Kemi Mik Por Dialogun Do E Mbajme Ne Bruksel…”.

Lajmi i njëjtë është publikuar edhe në rrjetin social Facebook, në faqet Lajme Articles, Gazeta Rozë, Post Lajmee, Artistet Shqiptare, lexo.net.

Titulli nuk është i saktë, pasi në artikull nuk mbështet ato që thuhen, pra që kryeministri i vendit, Albin Kurti të ia ketë bërë “8me2” presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Lajmi përmban informacione të pasakta dhe përdorë fjalë të cilat nuk janë janë thënë nga ata që pretendohet se janë cituar në tekst.

Ajo çfarë bie në sy në rreshtat e parë të lajmit të publikuar janë fjalët të cilat nuk janë të plota por edhe të ndara përmes shenjave të pikësimit, duke e bërë kështu lajmin të pakuptueshëm.

Gjithashtu, në tekst pretendohet se një video me deklarimet e kryeministrit Kurti do të shfaqet së shpejti, por një e gjë e tillë nuk ndodh.

Kryeministri Kurti gjatë një vizite në Podujevë, ishte deklaruar për media mbi mundësinë e përfshirjes së presidentit turk, Erdogan, në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik e aleat dhe Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO. Por dialogu që zhvillohet mes Kosovës e Serbisë tash Kosova nuk është aty temë por është palë, bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- kishte deklaruar Kurti.