array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë se Albin Kurti fol për herë të parë për shkëmbim të territoreve

Deklarata

“LAJMI FUNDIT/ Albin Kurti flet per here te pare mbi idene e shkembimit te territoreve. Ja çfare domethene kjo gje”. 

Vlerësimi

Me kos

Materiali është vlerësuar si i pasaktë për shkak se është zhvendosur konteksti kohor. Ky informacion i ofron lexuesit informacion të rrejshëm për kohën kur është zhvilluar ngjarja. Zhvendosja e informacioneve në kohë nuk lejohet ndërsa prodhuesit e informacioneve duhet ta informojnë publikun për kohën e saktë se kur po zhvillohet ngjarja.

Poashtu në titullin e tij informacioni ofron të dhëna të pavërteta pasi që mashtron lexuesin se kjo është hera e parë që Albin Kurti flet për idenë e ndarjes së territoreve. Provat e mbledhura tregojnë që Kurti kishte folur shumë kohë më herët pë këtë temë.

Artikulli

Në faqet e internetit “lajme.buzz”, “newstoday48hr.com”, “timesdainik.com” është shpërndarë më datën 11 gusht 2022 një artikull me titullin “LAJMI FUNDIT/ Albin Kurti flet per here te pare mbi idene e shkembimit te territoreve. Ja çfare domethene kjo gje”. 

Artikulli është shpërndarë me datën 11 gusht 2022 edhe në faqet e Faceebok-ut, Hej o Bir, Lajme 356.

Përmbajtja me këtë titull është shpërndarë edhe më parë në faqet e Facebook-ut, Qesh pa limit me 3 qershor 2022, Shqipet me 23 shkurt 2022, Shigjeta.tv me 3 shkurt 2022 dhe Atdheu Thërret me 13 shtator 2021.

Krypometri ka konstatuar se prodhuesi i këtij informacioni e ka mashtruar lexuesin duke i dhënë informacion të prodhuar në shtator 2021 si informacion të vitit 2022.

Të dhëntat tregojnë se përmbajtja që është publikuar më 11 gusht 2022 në këto faqe, është pjesë e një interviste të kryeministrit Albin Kurti për median “Al Jazeera” të datës 24 shtator 2021. 

Në këtë situatë këto faqe kanë mashtruar lidhur me kohën kur ka ndodhur ngjarja.

Këto faqe interneti kanë mashtruar lexuesin duke dhënë informacion të pasaktë se kjo është hera e parë që kryeministri Albin Kurti ka folur për idenë për shkembim të territoreve. 

Kurti që nga viti 2018, atëkohë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes, ishte shprehur kundër ndaj deklaratave për shkëmbim të territoreve. 

Madje, me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Lëvizja Vetëvendosje më 29 shtator 2019 ka mbajtur protestën në Prishtinë, në të cilën ka ftuar mbështetësit e saj dhe qytetarët në përgjithësi, që t’i kundërshtojnë politikat e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë dhe angazhimet e proklamuara për ndryshimin e kufijve.

Ideja e shkëmbimit territorial ishte ngritur nga ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili publikisht e përkrahu këtë ide në Forumin Evropian 2018 në Alpbach të Austrisë, kur ishte pjesëmarrës i një paneli diskutimi me homologët e tij nga Ballkani Perëndimor.