array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë për ‘tërmet në Beograd’ 

Deklarata

Tërmet në Beograd!! Presidenti Biden emëron veteranin e Iuftës së Kosovës si shef të Komandës Qendrore

Vlerësimi

Rrenë

Materiali është vlerësuar si i pavërtetë pasi i ofron lexuesit informacion të rrejshëm për kohën kur po zhvillohet ngjarja.

Zhvendosja e informacioneve në kohë nuk lejohet ndërsa prodhuesit e informacioneve duhet ta informojnë publikun për kohën e saktë se kur po zhvillohet ngjarja.

Po ashtu materiali nuk ofron asnjë dëshmi që në Serbi ka pasur reagime për emërimin e gjeneralit në këtë pozitë. Gjatë prodhimit të materialeve, gazetarët duhet t’i ofrojnë lexuesit burime të identifikueshme të informacionit.

Artikulli

Tërmet në Beograd!! Presidenti Biden emëron veteranin e Iuftës së Kosovës si shef të Komandës Qendrore

Në faqet e internetit web.24newsalljust.com dhe lajme.buzz është publikuar më 10 gusht 2022 një artikull me titullin “Tërmet në Beograd!! Presidenti Biden emëron veteranin e Iuftës së Kosovës si shef të Komandës Qendrore”.

Kjo përmbajtje është shpërndarë edhe në disa faqe tjera të Facebook-ut: Gazeta Mitrovica, Atdheu.net dhe Videointeresante 

Ndonëse në titull pretendohet se ka “tërmet në Beograd” për shkak të emërimit nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, në fakt brenda artikullit nuk është referuar për asnjë reagim të mundshëm nga shteti serb. 

Përmbajtja e njëjtë është publikuar edhe më 23 mars 2022 nga faqja e internetit Lajme.icu. Ndërsa, në periudha të ndryshme kohore është shpërndarë në disa faqe të Facebookut: Lajme dhe Kuriozitete më 14 maj 2022, Gazeta Infoplus më 6 shkurt 2022, Populli Shqiptar 7 prill 2022, Info Globale më 31 korrik 2022. 

Krypometri ka kontrolluar përmbajtjen e artikullit elementi i parë është zhvendosja kohore e lajmit. Emërimi i gjeneralit në /këtë pozicion ka ndodhur në muajin shkurt 2022, ndërsa prodhuesit e këtij informacionit e kanë publikuar informacionin në muajin gusht në një kontekst tjetër kohor pa i dhënë lexuesit informacion që emërimi ka ndodhur 6 muaj më herët.

Përmbajtja  tjetër e artikullit e cila thekson se ky lajm ka shkaktuar tërmet në Serbi poashtu është e pavërtetë pasi për këtë emërim nuk ka pasur asnjë reagim në shtetin e Serbisë.

Gjatë prodhimit të informacioneve publikuesit duhet t’i japin lexuesit burimin e saktë të informacionit. Artikulli në fjalë nuk e ofron dëshminë se ku janë bazuar prodhuesit për të arritur në konstatimin që ky lajm ka shkaktuar tërmet në Serbi.