array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë për reagimin e Vuçiq 

Deklarata

Vuçiq po tmerrohet nga ky Iajm/“Luginasit po e diskutojnë tërheqjen nga institucionet në Serbi

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “Vuçiq po tmerrohet nga ky Iajm/“Luginasit po e diskutojnë tërheqjen nga institucionet në Serbi” është i rremë. Vuçiq nuk ka bërë ndonjë reagim për një deklarim që ka bërë kandidatit për Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, të dhënë për televizionin Klan Kosova. Në artikull nuk është nuk ka ndonjë deklaratë që e argumenton se presidenti serb, Vuçiq, ka dhënë ndonjë reagim lidhur me këtë lajm.

Artikulli

Në ueb faqen fakte.buzz është publikuar një artikull me titull “Luginasit po e diskutojnë tërheqjen nga institucionet në Serbi”.

I njëjti artikull me mbishkrimin “Vuçiq po tmerrohet nga ky Iajm/“Luginasit po e diskutojnë tërheqjen nga institucionet në Serbi””, është shpërndarë në faqen e Facebookut “Fresh Lajme”, me 22 nëntor 2022 ndërsa në faqen “Shqipet”, më datë 29 nëntor 2022.

Në titull thuhet se “Vuçiq po tmerrohet nga ky Iajm”, ndërsa në përmbajtje të tekstit nuk ka ndonjë deklaratë që e argumenton se presidenti serb, Vuçiq ka dhënë ndonjë reagim lidhur me këtë lajm.

Po ashtu, brenda artikullit nuk është përmendur fare Vuçiq.

Lajmi është bazuar në një intervistë të kandidatit për Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, të dhënë për televizionin Klan Kosova.

Lutfiu ka thënë se nëse kërkohet nevoja, edhe shqiptarët e Luginës tërhiqen nga institucionet në Serbi.

Pas suspendimit të drejtorit të Policisë në veri të vendit, në një mbledhje më 5 tetor 2022, Lista Serbe njoftoi për largimin e zyrtarëve të komunitetit serb nga institucionet e Kosovës.

Pas kësaj mbledhje u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror, lokal e atë gjyqësor.