array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë për reagimin e Donika Gërvallës dhe serbëve pas  deklaratave të Azem Vllasit

Deklarata

“Kete sekret qe sapo e tregoi per here te pare Azem Vllasi per Arkanin po hallakat serbet dhe me se shumti Donika Gervallen – Ja arsyeja pse u permend Donika..”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli nuk ofron asnjë burim të informacionit i cili konfirmon se  Donika Gërvalla është hallakatur nga ky artikull. Po ashtu, ky artikull nuk ofron asnjë argument se në Serbi ka pasur ndonjë reagim pas deklaratës së Azem Vllasit. Gjatë publikimit të informacioneve publikuesit  duhet të kujdesen të ofrojnë burime të identifikueshme të informacioneve.

 

Artikulli

Në faqen e internetit, “news308media.com” më 1 dhjetor 2021 është publikuar një përmbajtje me titullin “Kete sekret qe sapo e tregoi per here te pare Azem Vllasi per Arkanin po hallakat serbet dhe me se shumti Donika Gervallen – Ja arsyeja pse u permend Donika..”

Kjo përmbajtje është publikuar në faqen e Facebook-ut Lexo Sot me datën 16 gusht 2022.

Ndonëse në titull thuhet se këtë deklaratë sapo e ka thënë politikani Azem Vllasi, ky informacion ka qarkulluar që nga muaji maj 2021. Artikulli i referohet një interviste të politikanit Azem Vllasit të realizuar më datën 25 maj 2021 në një emision televiziv ku flet për vrasjen e veprimtarit Jusuf Gërvalla. 

Përmbajtjen e njëjtë, kjo faqe e Facebook-ut e ka shpërndarë edhe më 1 dhjetor 2021. 

Përveç që kanë ri-shpërndarë një përmbajtje të vjetër, në titull përmendet zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, por nuk ka asnjë informacion brenda artikullit që mbështet reagimin e saj, madje as ‘hallakatjen’ e serbëve. 

 Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla është vajza e veprimtarit Jusuf Gërvalla. 

Ky informacion është publikuar nga disa faqe të internetit në periudha të ndryshme kohore. Përmbajtja e njëjtë është publikuar në këto faqe të internetit: News308media.com me datën 1 dhjetor 2021.