array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për për ndalimin e hyrjes në Kosovë të trajnerit serb

Deklarata

Të lumtë kryeministër, këtu tash ka zot shtëpije, Albin Kurti ndalon hyrjen e këtij personi të fuqishëm nga Serbia i cili është..

Media

Vlerësimi

Me kos

Titulli “Të lumtë kryeministër, këtu tash ka zot shtëpije, Albin Kurti ndalon hyrjen e këtij personi të fuqishëm nga Serbia i cili është..’ është i rremë, në mungesë të sqarimeve të tjera. Ky artikull i ripublikuar më 5 gusht ka të bëjë me një ngjarje që ka ndodhur në muajin shkurt të vitit 2022. Përveç kësaj, kjo faqe e internetit ia ka ndërruar titullin duke bërë që i njëjti artikull të keqkuptohet nga lexuesit. Përveç kësaj, Albin Kurti nuk ia ka ndaluar hyrjen trajnerit serb, por Policia e Kosovës.

Artikulli

Faqja e internetit ‘Specialja’ më 5 gusht 2022 ka një artikull me titullin ‘Të lumtë kryeministër, këtu tash ka zot shtëpije, Albin Kurti ndalon hyrjen e këtij personi të fuqishëm nga Serbia i cili është..’ 

I njëjti artikull është shpërndarë edhe disa faqe në “Facebook” si ‘Lexo Sot’, ‘Gazeta Enigma’, ‘Gjithçka Speciale’, apo ‘Barcoleta’.

Në artikull flitet për një ngjarje që ka ndodhur në muajin shkurt të vitit 2022. Bëhet fjalë për trajnerin serb të basketbollit, Dragan Bajiq, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë. 

Bajiq udhëheq një klub basketbolli nga Maqedonia e Veriut. Atij i ishte ndaluar hyrja nga ana e autoriteteve kosovare, jo nga Albin Kurti, siç pretendohet në titull.

Sipas ligjit në Kosovë vendimi për ndalimin e hyrjes së personave është vendim administrativ, i cili nuk merret nga kryeministri apo niveli politik i Qeverisë mirëpo i njëjti nxirret në procedurë nga organet e rendit.

Konstatimi se kryeministri ka vendosur për këtë ndalesë është i rrejshëm bashkë me kohën kur është marrë  vendimi.