array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për mbajtjen sekret të një recete shëruese

Deklarata

“Te gjithe e mbajne sekret por Bamjet kurojne kete Semundje”

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Te gjithe e mbajne sekret por Bamjet kurojne kete Semundje” është i rremë.  Në artikull nuk ofrohet asnjë provë që dikush e ka mbajtur sekret recetën e bamjeve. Në artikull nuk tregohet se cilat sëmundje i shëron, si dhe kush e ka dhënë një konstatim të tillë për aftësitë e saj shëruese.

Artikulli

Më 28 maj 2023, faqja “Fol Shqip” ka publikuar një shkrim me titull “Te gjithe e mbajne sekret por Bamjet kurojne kete Semundje”.

I njëjti lajm është shpërndarë edhe në portale e faqe të tjera si, Humor Shqip, Bota Today, Gjithcka nga Pak, Albanian Shqipe, Arena Shqip, Media Today, Express Today, Shqipëria Online, Fol Shqip, Origjinale, Epoka Shqip dhe Online Shqip.

Brenda shkrimit është vetëm një paragraf me tri rreshta:

“Bamjen ose e do ose e urren. Rrugë të mesme nuk ka. Bamja qëndron në majë të piramidës ushqimore si një super zarzavat. Duke e paragjykuar në shije, ne shpesh kemi neglizhuar vetitë ushqyese të saj. Përmes kësaj video, ne do t’ju japim mjaftueshëm arsye për ta konsumuar më shumë”- dhe është bashkëngjitur një video në të cilën nuk jepen të dhëna shkencore për këtë gjë.

Në artikull nuk tregohet se cilat sëmundje i shëron bamja, përkundër faktit që një gjë e tillë paralajmërohet në titull.

Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi që “dikush e ka mbajtur sekret recetën e bajameve”.

Vetitë ushquese për këtë produkt mund të merren nga njohës të fushës, derisa në artikull nuk ka të dhëna nga profesionistët mjekësorë se konsumimi i këtij produkti mund të shërojë ndonjë sëmundje.