array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për masakrën e Qyshkut

Deklarata

media

Vlerësimi

Me kos

Gjatë publikimit, prodhuesit e informacioneve duhet ta njoftojnë lexuesin për kontekstin kohor kur po zhvillohet ngjarja. Poashtu të njëjtit duhet të ofrojnë burim të besueshëm të informacionit. Në këtë rast prodhuesi i këtij lajmi nuk ka ofruar burim të informacionit për konstatimin se Serbia është tronditur.

 

Artikulli

Në faqen e internetit, lajme.icu më 10 gusht 2022 është publikuar informacioni me titull “Ish-luftëtari serb qe po trazon gjithe Serbine !! Trondit gjithe boten nga kjo qe tregoi…Dëshmon në gjyqin për masakrat e luftës në Kosovë”.

E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në në faqen në facebook me emrin ‘Qesh pa limt’ e cila ka mbi 30 mijë ndjekës materiali është shprëndarë edhe  në ShqiperiaSot,IllyryaSot,Lajmesot,diasporanews,Plisi+,Innalbania,Innalbani2 Albaniandaily, Plissipress,Lajmedhekuriozitete Infinytyclub, 3  

Përmbajtja e këtij lajmi është kontrolluar nga Krypometri dhe është konstatuar prodhuesi i këtij informacioni e ka mashtruar lexuesin duke i dhënë informata të cilat janë publikuar në vitin 2015.

Të dhënat tregojnë se Zoran Raskovic ka dhënë dëshminë e tij për luftën në Kosovë në nëntor të vitit 2015.

Raskoviq ka rrëfyer publikisht për masakrën e Qyshkut dhe të bëmat e njëisë Çakalli.

Ripublikimi i këtij materiali 7 vite më vonë pa e njoftuar lexuesin se materiali është i vjetër tregon një zhvendosje të kontekstit kohor kur po zhvillohet ngjarja.

Titulli i materialit poashtu përmbanë të pavërteta lajmi ‘i vjetër’ nuk ka fakte dhe prova që ka ‘tronditur’ Serbinë pasi që nuk ka përfshirë në përmbajtjen e saj reagime nga shteti serb apo organizata në Serbi.

Në vitin 2015 kishte disa reagime minimale rreth dëshmisë së Çakallit ndërsa në Serbi kishte protesta për përkrahjen e grupit që po gjykohej.