array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë për Ligjin për pensionimin e hershëm

Deklarata

Urime, Ligji hyri në fuqi, pensionimi më i hershëm tanime prej moshës

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Titulli “Urime, Ligji hyri në fuqi, pensionimi më i hershëm tanime prej moshës”, është i rremë. Nuk është miratuar asnjë ligj i ri që mundëson pensionim të parakohshëm. Në Kosovë vazhdon të jetë në fuqi Ligji që parasheh që mosha e pensionimit është 65-vjeç.

Artikulli

Faqja e internetit ‘Web4lajme.icu’ ka publikuar një lajm me titullin “Urime, Ligji hyri në fuqi, pensionimi më i hershëm tanime prej moshës..” 

Artikulli është shpërndarë në disa faqe në Facebook si “Jeta dhe Shëndeti”, ‘Gazeta Insajd’, ‘Flash Lajme’

Në artikull është e shkruar komplet diçka tjetër, që në fakt është e pakuptimtë dhe nxitë për të klikuar në ‘reklama’.

“Sipas këtij raporti, i cili bazohet në të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit, del se shërbyesit civilë përbëjnë 26.7% të të gjithë të punësuarve në sektorin publik Mosha mesatare e shërbyesve civilë në Kosovë është 47.5 vjeç. Per te aplikuar shtypni tek hapsira re kalmeuese qe gjendet poshte ketij teksti”- thuhet në artikull.

Titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen e artikullit. Nuk ka ligj të ri, të miratuar apo që ka hyrë në fuqi për pensionim më të hershëm. 

Të enjten më 4 gusht ishte seanca e fundit të Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror. 

Në këtë seancë janë miratuar disa projektligje në lexim të parë apo të dytë, si për shembull ai për financimin e partive politike, apo Projektligji për Qeverinë. Por nuk ka asnjë ligj për pensionimin.