array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për karantinimin e Kosovës dhe Shqipërisë

Deklarata

E TM’ERRSHME !!! Shqiperia dhe Kosova nga kjo date ne KA’RANTlNE”.

Media

Vlerësimi

Me kos

Në Kosovë dhe as në Shqipëri nuk do të ketë karantinim. qoftë për shkak të COVID-19 apo të ndonjë arsye tjetër. Qeveria e Kosovës më 30 nëntor ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së pandemisë, në të cilat nuk parashihet karantina e ndonjë zone. Sipas vendimit, në Kosovë vlen vetëm kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në ora 05:00. Në Shqipëri, masa e orës policore është në fuqi nga ora 23:00 – 06:00.

Artikulli

Një artikull me titull të rremë dhe përmbajtje të dyshimtë e të pakuptueshme është shpërndarë së fundi me një paralajmërim se Kosova dhe Shqipëria do të hyjnë në karantinë nga një datë e caktuar.

Artikulli është publikuar më 6 shtator 2021 në ueb faqen “worldnews83.com” me titullin “E TM’ERRSHME !!! Shqiperia dhe Kosova nga kjo date ne KA’RANTlNE”.

Ndërkaq në Facebook, ky artikull është shpërndarë në faqen “Express Gazeta” të martën më 30 nëntor.

As në Kosovë dhe as në Shqipëri nuk është paralajmëruar asnjë masë e karantinimit qoftë për shkak të COVID-19 apo të ndonjë arsye tjetër.

Qeveria e Kosovës më 30 nëntor ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së pandemisë, në të cilat nuk parashihet karantina e ndonjë zone. Sipas vendimit, në Kosovë vlen vetëm kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Në Shqipëri, masa e orës policore është në fuqi nga ora 23:00 – 06:00. Gjithashtu së fundi, vaksinimi atje është bërë i detyrueshëm vaksinimin për administratën publike.