array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për gjeneralin Serb

Deklarata

“GjeneraIi Serb ”haIIakat” BaIIkanin tregon gjithcka mbi Kosharen !! Serbia ne kembe i’a nxurr te zezat”

media

Vlerësimi

Me kos

 

Materiali i publikuar ka pasaktësi nëw titull dhe në nisjen e tij kur konstatohet se kjo intervistë e ka ngritur në këmbë gjithë ballkanin. Prodhuesi i këtij materiali nuk ka ofruar asnjë argument në të cilin ai e bazon këtë konstatim. Gjatë publikimit të materialeve prodhuesit duhet të ofrojnë burime të identifikueshme të informacionit në të cilat i bazojnë konstatimet e tyre.

Artikulli

Në faqen e internetit lajme.icu më 10 gusht 2022 është publikuar informacioni me titull “GjeneraIi Serb ”haIIakat” BaIIkanin tregon gjithcka mbi Kosharen !! Serbia ne kembe i’a nxurr te zezat”.

E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në faqen në facebook me emrin ‘Qesh pa limt’ e cila ka mbi 30 mijë ndjekës.

Përmbajtja e këtij lajmi është kontrolluar nga Krypometri dhe është konstatuar se prodhuesi i informacionit ka arritur në konstatime të pavërteta.

Intervista e gjeneralit serb ishte një rrëfim për ngjarjen e Koshares, mirëpo e njëjta nuk ka ngritur në këmbë asnjë qytetar serb e as qytetarët e Ballkanit.

Në artikull thuhet se një person ka dhënë dëshmi në lidhje me Betejën e Kosharës në Kosovë. Por në informacionin e publikuar, nuk tregohet se si ‘Serbia është çuar në këmbë’ dhe nuk ka përfshirë ndonjë reagim të dikujt. Gjatë publikimit të materialeve, prodhuesit e informacionit duhet të paraqesin burimin e informacionit të cilin e kanë shprëndarë. Konstatimi që ky material e ka ngritur në këmbë gjithë ballkanin nuk është i bazuar.