array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për gjendjen mendore të 38-vjeçarit

Deklarata

Çmendet” 38-vjeçari shqiptar, ja çfarë i bëri ish-bashkëjetueses së tij në mes të lokalit

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Çmendet” 38-vjeçari shqiptar, ja çfarë i bëri ish-bashkëjetueses së tij në mes të lokalit” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi se personi në fjalë është i çmendur. Një person i çmendur nuk mund të jetë penalisht përgjegjës, ndërsa në rastin konkret i njëjti është në kërkim nga Policia e Shqipërisë.

Artikulli

Më 19 mars 2023 faqja e internetitkosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull: “Çmendet” 38-vjeçari shqiptar, ja çfarë i bëri ish-bashkëjetueses së tij në mes të lokalit”.

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook faqenKosova Sot”.

Shkrimi tregon se një 38-vjeçar, është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, në fshatin Dishnicë të Korçës.

Përkundër paralajmërimit në titull, në artikull nuk ka asnjë provë që ky person është çmendur.

Po ashtu, një person i çmendur nuk mund të jetë penalisht përgjegjës.