array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Titulli i rremë për Dibran Hoxhën

Deklarata

Kobra’ dhe ‘Kallashi’, kush janë prapaskenat e lidhjes së kërcimtares me vrasësin?

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli “Kobra’ dhe ‘Kallashi’, kush janë prapaskenat e lidhjes së kërcimtares me vrasësin?” është i rremë. Rasti i Dibran Hoxhës është në fazën fillestare të hetimit, nuk ka aktakuzë dhe nuk ka një vendim fajësues të plotfuqishëm të gjykatës në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në parkingun e lokalit “Kobra City”.

Artikulli

Më 11 janar faqja e internetit “5pyetjet.al” dhe “Suharekanews” ka publikuar përmbajtjen me titull “’Kobra’ dhe ‘Kallashi’, kush janë prapaskenat e lidhjes së kërcimtares me vrasësin?”.

Teksti është shpërndarë në disa faqe në facebook si Suhareka Post, Lajm-shqip.al, Gazeta Star, Suhareka News, Theranda Express dhe Gazeta.

Në titull thuhet se Dibran Hoxha është vrasës, por ai ende është vetëm i dyshuar për vrasje. Rasti i Dibran Hoxhës është në fazën fillestare të hetimit, nuk ka aktakuzë dhe nuk ka vendim fajësues të plotfuqishëm të gjykatës në lidhje me këtë rast.

Për dallim nga titulli, ueb faqja në brendi të tekstit, “Kobra-s”, i referohet si i dyshuar për vrasje.

Mëngjesin e 3 janarit të vitit 2023, në parkingun e lokalit “Kobra City” pas një konflikti mbeti i vrarë një shtetas i Shqipërisë nga Kukësi, ndërsa një tjetër i plagosur. Për këtë rast janë arrestuar 6 të dyshuar, prej tyre edhe i dyshuari kryesor, Dibran Hoxha. Shkak i këtij konflikti dyshohet se është pagesa e një fature.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet se ka shtënë në drejtim të tre shtetasve të Shqipërisë derisa kanë qenë duke u larguar me veturën e tyre nga parkingu i lokalit “Kobra City”.

Sipas dosjes së siguruar nga KALLXO.com, Dibran Hoxha po dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë si dhe mbajtje të pa-autorizuar të armës.

Në dosje thuhet se Dibran Hoxha dyshohet se në natën kritike kishte asgjësuar provat, duke e hequr pajisjet e “Divijarit” (video regjistruesit digjital të kamerave) nga lokali i tij, Kobra City, me qëllim që të pamundësohet shfrytëzimi xhirimeve të kamerave të sigurisë që do të shërbenin si provë në gjykim.