array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për deklarimin e pa bërë të Presidentit Biden 

Deklarata

Po i prekët Shqiptarët ju betohem se jemi gati ta ‘shkatërrojmë’ për 24 orë çdo shtet..!!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Po i prekët Shqiptarët ju betohem se jemi gati ta ‘shkatërrojmë’ për 24 orë çdo shtet..!!” është i rremë. Ky artikull është ilustruar me fotografinë e Presidentit Joe Biden. Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi që e mbështetë titullin. Madje, në artikull thuhet se titulli është i rremë. 

Artikulli

Më 25 mars 2023, faqja e internetit “news372media.com” publikoi një artikull me titull: “Po i prekët Shqiptarët ju betohem se jemi gati ta ‘shkatërrojmë’ për 24 orë çdo shtet..!!

Artikulli është ilustruar me një foto të presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

I njëjti lajm është shpërndarë edhe në portale tjera si: “Lëvizja Panshqiptare”, “Maringlen”.

Lajmi me këtë titull ka qarkulluar nëpër faqe të ndryshme edhe në dhjetor të vitit 2022.

Presidenti i SHBA-së nuk ka bërë asnjë deklarim lidhur me shqiptarët apo kërcënimin e shteteve në mbrojtje të shqiptarëve. 

Titulli nuk përkon me përmbajtjen e artikullit. Në artikull flitet se si verifikuesit e fakteve të Maqedonisë e kanë vlerësuar këtë titull si artikull të rremë.