array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë për datën se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë 

Deklarata

Zbulohet data, kur do të përfundojë lufta në Ukrainë/ A është kjo dita kur përfundon?

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar dhe nuk ka asnjë paralajmërim se me datë 9 maj mund të përfundojë. Rusia me datë 21 shtator 2022 ka marrë vendim që të aktivizojë edhe 25 mijë rezervistë. Ky vendim i Rusisë është parë nga ekspertët e sigurisë si sinjal që Rusia mund të rrisë sulmet e saj ndaj vendbanimeve në Ukrainë.

Artikulli

Në faqen e internetit “lajmet.abntimes24.com”, më datën 24 shtator 2022 është publikuar një informacion me titullin “Zbulohet data, kur do të përfundojë lufta në Ukrainë/ A është kjo dita kur përfundon?”.

Kjo përmbajtje është shpërndarë në disa faqe të Facebookut më datën 24 shtator 2022: Republika, Info Ditore, Rubikon dhe Revista.

Në titull pretendohet për një datë të mundshme kur do të përfundojë lufta në Ukrainë. Në artikull thuhet se lufta në Ukrainë mund më datë 9 maj, pa e cekur se për cilin vit bëhet fjalë.

Kjo është ndërlidhur me datën 9 maj të cilën Rusia e feston zyrtarisht që nga viti 2015 si ‘Ditën e Fitores mbi Nazizmin’ në Luftën e Dytë Botërore.

Deri më 6 maj 2023 kanë mbetur edhe 6 muaj, ndërkohë që luftimet në Ukrainë është paralajmëruar se mund të përshkallëzohen.

Rusia më datë 21 shtator 2022 ka marrë vendim për mobilizim të pjesshëm ushtarak.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha në një intervistë televizive se do të mobilizohen vetëm ata rusë që kanë përvojë përkatëse luftarake, shërbimi ushtarak, jo rekrutët dhe studentët.

Shoigu tha se rreth 300,000 njerëz të tillë do të thirren.

Ky vendim i Rusisë është parë nga ekspertët e sigurisë si sinjal që Rusia mund të rrisë sulmet e saj ndaj vendbanimeve në Ukrainë.

Ndërsa, më 9 maj të vitit 2022 mediat ndërkombëtare kishin pritur që Rusia do të shpall luftën me Ukrainën dhe për pasojë do të angazhojë shumë më shumë forca. Rusia prej fillimit të luftës në Ukrainë kishte vendosur që aksionin e saj të quaj  “Operacion Special”. Më 11 shtator 2022, janë bërë 200 ditë që kur ka filluar lufta. 

Ende nuk ka asnjë afat kohor se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nisur nga forcat e armatosura ruse.