array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Titulli i pasaktë se deklarata e shkencëtares është befasuese

Deklarata

Pse serbët i urr ejnë shqiptarët: Befason shkenctarja serbe me përgjigjen e saj

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “Pse serbët i urr ejnë shqiptarët: Befason shkenctarja serbe me përgjigjen e saj” nuk është plotësisht  i mbështetur në fakte. Shkencëtarja serbe ka thënë se “Albanofobia” është shumë e pranishme në Serbi, por nuk ka thënë se gjithë serbët janë albanofobë, pra që i urrejnë shqiptarët. Në artikull nuk është mbështetur pjesa e titullit, e cila thotë se “Befason shkenctarja serbe me përgjigjen e saj”.

Artikulli

Më 27 mars 2023, faqja në Facebook “atdheulajm.com” ka publikuar artikullin me titull “Pse serbët i urr ejnë shqiptarët: Befason shkenctarja serbe me përgjigjen e saj”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera në Facebook, si:Plisi Press”,Star.Al”,Xixëllonja”,Zëri Shqiptar”,Shqipëria”,Atdheu Lajm”,Rruga Shqiptare”,Shkupi”,Rajoni sot”,News66shqip.al” dheShkupi Online”.

Materiali i referohet një deklarate të një shkencëtareje serbe Dubravka Stojanovic lidhur me pikëpamjen e serbëve për shqiptarët.

Mirëpo në asnjë paragraf nuk është mbështetur pjesa e titullit, e cila thot “Befason shkenctarja serbe me përgjigjen e saj”.

Përveç kësaj, në artikull nuk është parashtruar ndonjë pyetje të cilës shkencëtarja i është përgjigjur, ashtu siç thuhet në titull.

Ajo në deklarimin e saj ka thënë se “Albanofobia” është shumë e pranishme në Serbi, por nuk ka thënë se gjithë serbët janë albanofobë, pra i urrejnë shqiptarët.