array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i pambështetur rreth “mbështetjes madhështore”

Deklarata

Vjen mbeshtetja madhështore per Kryeministrin: Albini asht i atdheut, s’asht i askujt!

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Titulli “Vjen mbeshtetja madhështore per Kryeministrin: Albini asht i atdheut, s’asht i askujt!” është i rremë dhe i pa-argumentuar. Në artikull nuk ka asnjë fakt për mbështetjen ndaj kryeministrit Albin Kurti e as kush e ka mbështetur atë. Po ashtu, ky artikull me atë titull të ekzagjeruar është ilustruar me një foto të Kurtit dhe një turmë të qytetarëve në prapavijë (e marrë nga festivalet) duke lënë të kuptohet se janë në mbështetje të Kurtit. Ky ilustrim është i rremë. 

Artikulli

Më 22 gusht 2022 faqja e internetit FakteBuzz publikoi një shkrim me titull: “Vjen mbeshtetja madheshtore per Kryeministrin: Albini asht i atdheut, s’asht i askujt!”

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen Gazeta NKosovë duke marrë 2 mijë e 900 reagime, 407 komente dhe 64 shpërndarje, Gazeta Drita ku po ashtu ka marrë numër të madh reagimesh e shpërndarjesh, Pamfleti.com, Tv Rapsodet, Jeta në Prishtinë.

Titulli për mbështetje madhështore është ilustruar me nje foto në të cilën shihet Albin Kurti dhe një turmë e madhe e qytetarëve (Pamje e marrë nga një festival), që lë të kuptohet sikur është mbështetje që vjen nga publiku për kryeministrin.

Në artikull nuk ka asnjë fakt për mbështetjen madhështore pasi  nuk tregohet kush po e mbështetë Kurtin. 

Për më tepër, në artikull është paraqitur një letër e shkruar në vetën e parë dhe nuk tregohet se kush e ka shkruar këtë letër. Mediat janë të obliguara që të tregojnë saktë nëse një shkrim është lajm apo opinion. Opinionet duhet të ndahen nga lajmet e veçanta dhe poashtu duhet të tregohet se kush është autor i një opinioni të caktuar.