array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i pambështetur në fakte për dhimbjen e kokës

Deklarata

Ja cilat pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Ja cilat pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi që i mbështet konstatimet e bëra në titull. Nuk është cituar asnjë mjek apo studim shkencor që i mbështetë konstatimet e bëra në artikull.

Artikulli

Më 19 mars 2023 faqja e internetitkosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull: “Ja cilat pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës”.

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook faqen e këtij portali.

Si zgjidhje për dhimbjen e kokës në artikull janë përmendur uji i nxehtë me limon, çaj xhenxhefili dhe çaj mente.

Mirëpo, në asnjë pjesë të artikullit nuk argumentohet se uji i nxehtë me limon dhe dy produktet tjera të përmendura e ndalojnë dhimbjen e kokës. Në këtë artikull nuk është cituar asnjë hulumtim shkencor apo ndonjë mjek që i rekomandon këto ushqime.