array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i pa-mbeshtetur në fakte 

Deklarata

Erdogan, Vuçiqit “mos luaj me zjarr”

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Pretendimi se Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, gjatë një vizite që kishte në verilindje të Turqisë, i ka thënë Vuçiqit “mos luaj me zjarr” është i rremë. Në artikull pretendohet se Erdogan këto komente i ka bërë si reagim ndaj takimit që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte me Turko Daudov, këshilltar i liderit të Çeçenisë, që ishte mbajtur me 15 nëntor 2022. Por, në ueb-faqen e Presidencës së Turqisë thuhet se presidenti Erdogan nga data 14 deri më datën 16 nëntor 2022 do të jetë në vizitë në Indonezi për të marrë pjesë në takimin e G20-tës. Pra, në ditën kur Vuçiq e ka takuar këshilltarin e liderit Çeçen, Presidenti Erdogan nuk ka qenë në verilindje të Turqisë, por në Indonezi.   

Artikulli

Më 15 nëntor 2022 faqja e internetit kosovapost.net publikoi një artikull me titull “Erdogan, Vuçiqit “mos luaj me zjarr”. 

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook duke marrë 238 reagime, 33 komente dhe 9 shpërndarje.

Në artikull thuhet se Erdogan i ka bërë këto komente si reagim pas takimit që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte me Turko Daudov, këshilltar i liderit të Çeçenisë. Takimi i Vuçiqit me këshilltarin e liderit Çeçen, Ramazan Kadyrov është mbajtur me 15 nëntor 2022.

Në artikullin e publikuar në kosovapost.net thuhet se Erdogan i ka bërë këto komente në një fjalim në verilindje të Turqisë, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizion, mirëpo nuk tregohet se në cilin televizion janë transmetuar.

Por, në ueb-faqen e Presidencës së Turqisë thuhet se presidenti Erdogan nga data 14 deri më datën 16 nëntor 2022 do të jetë në vizitë në Indonezi për të marrë pjesë në takimin e G20-tës.

Në këtë njoftim thuhet se me datën 14 nëntor 2022, Erdogan do të takohet me presidentin e Indonezisë, Jako Widodo. Më 15 dhe 16 nëntor 2022, Erdogan ka marrë pjesë në takimet e G20, duke mbajtur edhe një fjalim.

Pra, në ditën kur Vuçiq e ka takuar këshilltarin e liderit Çeçenë, Presidenti Erdogan nuk ka qenë në verilindje të Turqisë, por në Indonezi.   

Në mediat turke por edhe ato ndërkombëtare nuk ka ndonjë raportim lidhur me reagimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për këtë takim të presidentit Vuçiq.

Në artikullin e publikuar në KosovaPost pretendohet se presidenti turk ka folur edhe lidhur me situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, nuk ka ndonjë raportim se Erdogan ka folur lidhur me ndonjë konflikt të mundshëm në Kosovë ose se Europa duhet të ndërhyjë.

Aleksandar Vuçiq  në fillim të javës deklaroi se marrëdhëniet vëllazërore të vendit të tij me Rusinë nuk mund të shkatërrohen dhe Beogradi nuk do t’i nënshtrohej kurrë presionit gjatë një takimi me Turko Daudov,  këshilltar i çeçenit kontrovers Ramzan Kadyrov.

Vuçiq u takua me Daudov në Beograd, madje duke pozuar me veshje tradicionale çeçene që i ishin bërë dhuratë.

Serbia është përballur me kritika të forta për refuzimin për t’i vënë sanksione Rusisë dhe për mbajtjen e lidhjeve të forta miqësore me Moskën.