array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i ekzagjeruar për fajdexhinjtë më të mëdhenjë 

Deklarata

Kush janë fajdexhijtë më të mëdhenj në Kosovë, a kanë gisht politikanët

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Kush janë fajdexhijtë më të mëdhenj në Kosovë, a kanë gisht politikanët” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull nuk është treguar se cilët janë fajdegjinjët më të mëdhenjë dhe as qysh është ardhë te një konstatim i tillë. Përveç kësaj, në artikull nuk ofrohen dëshmi se fajdexhinjët më të mëdhenjë kanë lidhje me politikën.

Artikulli

Më 18 maj 2023 faqja “Lajme Kosova” publikoi një lajm me titull “Kush janë fajdexhijtë më të mëdhenj në Kosovë, a kanë gisht politikanët”.

I njëjti lajm me po këtë titull është shpërndarë edhe në faqe tjera si: Vec me Albin Kurtin kryeministër”, “Post Lajme”.

Në artikull përmenden disa raste kur policia ka kryer aksione për personat e dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari, por artikulli nuk ofron përgjigje se kush janë fajdexhinjtë më të mëdhenjë.

Në artikull nuk ofrohen as dëshmi që tregojnë lidhjen e fajdexhinjëve me politikanë.