array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli dhe fotografia që e vënë në lajthitje lexuesin

Deklarata

LAJMI I FUNDIT: QëIIon me рushkë për të festuar në dasmë, νret nusen

Media

Vlerësimi

Me kos

Titulli dhe fotografia në informacion: “LAJMI I FUNDIT: QëIIon me рushkë për të festuar në dasmë, νret nusen” nuk është i saktë pasi ofron një fotografi të rreme, e cila bashkë me titullin krijon konstatimin se ngjarja ka ndodhur në Kosovë. Gjatë raportimit gazetarët duhet t’i ofrojnë lexuesit informacion të saktë përfshirë edhe informacionin që fotografia është ilustrim adekuat, e jo lajthitje.

Artikulli

Faqja online “news225media.com” ka publikuar një shkrim me titullin “LAJMI I FUNDIT: QëIIon me рushkë për të festuar në dasmë, νret nusen”. 

E njëjta përmbajtje është shpërndarë në disa faqe të Facebook-ut si “Jeta dhe Shëndeti”, “Tradita Shqiptare”, “Islami, feja jonë”.

Shkrimi është ilustruar me një fotografi të një dasme në Kosovë, ndërsa paraqet një ngjarje e cila ka ndodhur në Iran.

Në titull, kjo faqe e internetit nuk ka treguar se ngjarja ka ndodhur në Iran ndërsa duke paraqitur fotografinë e një dasme kosovare i ka mashtruar lexuesit pasi në fotografi nuk ka shënuar mbishkrimin që fotografia është një ilustrim. 

Bazuar në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, gazetarët nuk guxojnë të falsifikojnë materiale apo t’i vendosin ato në kontekstin e gabuar.

Leximi i këtij informacioni ka krijuar përshtypjen se ngjarja ka ndodhur në Kosovë ndërsa publikuesi nuk është kujdesur që t’i ofrojë lexuesit një fotografi të rreme e cila nuk ilustron një dasmë të dhunshme.

Vetëm pasi klikohet në lajm mund të kuptohet që në fakt ngjarja ka ndodhur në Iran.

Fotografia me të cilën është ilustruar lajmi është marrë nga Telegrafi.com, më saktësisht nga reportazhi me titull Reportazh: Dasma te shqiptarët, shfaqja e jetës! (Foto/Video).

Në këtë reportazh të Telegrafit pasqyrohet dasma e një familjeje në Kosovë me traditat dhe zakonet e kosovarëve.

Në reportazhin e Telegrafit po ashtu janë të përfshira edhe fotografi të tjera të një dasme kosovare.

Me standardet e gazetarisë, fotografia që e ilustron artikullin e ka historinë e vet dhe duhet të shpërfaqë atë që është shkruar brenda artikullit.

Fotografia e përfshirë në një artikull duhet ta ketë edhe kohën kur është bërë ajo.