array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titujt “clickbait” dhe lajmet tendencioze se KFOR-i po përgatitet për konflikt në Kosovë

Deklarata

KFOR-i përgatitet për konflikt? Mbërrijnë automjetet e Batalionit Rezervë Operacional

Mediat

Vlerësimi

Me kos

Disa media online kanë publikuar tituj duke lënë të nënkuptohet se misioni i KFOR-it në Kosovë po përgatitet për konflikt të mundshëm pas pajisjes me disa automjete dhe pajisje ushtarake që janë sjell nga Hungaria. Por, KFOR-i ka njoftuar se gatishmëria e KFOR-it është rritur edhe më shumë me ardhjen e automjeteve dhe pajisjeve të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria.

Artikulli

Disa media online kanë publikuar tituj duke lënë të nënkuptohet se misioni i KFOR-it në Kosovë po përgatitet për konflikt të mundshëm pas pajisjes me disa automjete dhe pajisje ushtarake që janë sjell nga Hungaria.

Këta tituj medial njihen si “Clickbait” apo tendencioz, duke synuar vëmendje dhe klikime nga audienca për qëllime të caktuara.

Mediumi “Top Channel” në Shqipëri kishte publikuar artikullin me titull “KFOR-i përgatitet për konflikt? Mbërrijnë automjetet e Batalionit Rezervë Operacional”, më 28 dhjetor të këtij viti.

Lajme me tituj të njëjtë janë publikuar edhe në ueb faqe të tjera si “newsbomb.al”, “njëkomb.org” dhe “konica.al”.

Në përmbajtje të artikullit të “Top Channel” përmendet se KFOR po pajiset me mjete “Në kohën kur Serbia po shton arsenalin e saj të armëve me pajisje më të fundit ushtarake ruse”, si dhe tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërsa, në artikujt e mediave tjera vetëm tregohet për njoftimin e KFOR-it dhe sjelljen e pajisjeve ushtarake në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë në Twitter ka dhënë detaje për bartjen e mjeteve nga Hungaria, që sipas tyre kanë të bëjnë vetëm me misionin e tyre paqeruajtës.

“Gatishmëria e KFOR-it është rritur edhe më shumë me ardhjen e automjeteve dhe pajisjeve të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria. Këto njësi do të stacionohen në Kosovë për të mbajtur statusin e gatishmërisë së lartë që përmbushin”, thuhet në publikim.

Paraprakisht, KFOR kishte bërë të ditur se automjetet dhe pajisjet ushtarake hungareze, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar, do të hyjnë në Kosovë nga kufiri me Maqedoninë e Veriut dhe nga Fushë Kosova në rrugë për në kampin “Novo Selo” ndërmjet 21 dhe 29 dhjetorit.

“Të gjitha lëvizjet miratohen, koordinohen dhe mbështeten nga të gjitha autoritetet përkatëse”, kishte njoftuar KFOR-i.