array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

‘Terminali Doganor në Dobrevë’ nuk është përfshirë nga flakët

Deklarata

Përfshihet nga flakët Terminali Doganor në Dobrevë (Pamje)

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Publikimet me titullin “Përfshihet nga flakët Terminali Doganor në Dobrevë (Pamje)” janë të rreme. Terminali Doganor në Miradi të Epërme (ish-Dobreva) nuk është përfshirë nga flakët dhe i njëjti më 31.07.2024 ka qenë i hapur dhe duke punuar. I djegur ka mbetur një objekt në afërsi të këtij Terminali Doganor. 

Artikulli

Më 28.07.2024 faqja në Facebook ‘Prishtina Sot’ ka publikuar një artikull më titull “Përfshihet nga flakët Terminali Doganor në Dobrevë (Pamje)”.

Ndërsa Gazeta SCANNER (arkiva) i ka publikuar disa fotografi të objektit të djegur me mbishkrimin “Përfshihet nga flakët Terminali Doganor në Dobrevë (Pamje)”

Përmes kërkimit në Google, Krypometër ka gjetur se më 28.07.2024 një depo ishte përfshirë nga zjarri.  Policia e Kosovës kishte njoftuar se zjarri kishte filluar rreth orës 12:00 në një nga objektet e vendosura në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës.

“Policia dhe zjarrëfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”– ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Po atë ditë policia kishte arrestuar një person nën dyshimin se kishte shkaktuar zjarrin në depon me material shkollor në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës.

Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka mohuar që Terminali Doganor të jetë përfshirë nga zjarri.

“Terminali Doganor nuk është djegur, mirëpo zjarri e ka përfshi një objekt (biznes tjetër) që është në afërsi të Terminalit Doganor”- ka thënë Stavileci për Krypometër.

Përveç këtyre, Krypometër ka dalë në terren për të parë nga afër objektin që është djegur më 28.07.2024.

Objekti i Terminalit Doganor nuk është djegur dhe i njëjti më 31.07.2024 ka qenë duke punuar normalisht. Ndërsa, i djegur është një objekt tjetër në afërsi të Terminalit.

Objekti i djegur në fshatin Miradi të Fushë Kosovës. Fotografi e realizuar më 31.07.2024.
Objekti i djegur në fshatin Miradi të Fushë Kosovës. Fotografi e realizuar më 31.07.2024.
Objekti i djegur në fshatin Miradi të Fushë Kosovës. Fotografi e realizuar më 31.07.2024.
Objekti i djegur në fshatin Miradi të Fushë Kosovës. Fotografi e realizuar më 31.07.2024.