array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Albin Kurti - Isa Mustafa

Tërheqja nga ‘vijat e kuqe’ që shkaktuan vonesa në formimin e Qeverisë

Deklarata

Isa Mustafa: LDK propozon kandidatin për president.

Albin Kurti: Nuk mund të kthehemi as para 26 dhjetorit… E kemi kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit të Republikës, të cilët i kanë marrur votat të hapura, të lira dhe demokratike. Tash duhet të bëjmë hapa përpara dhe jo prapa

Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë hequr dorë nga kërkesat fillestare për kryeparlamentar dhe president. Këto tërheqje kanë hapur rrugë për formimin e qeverisë, mirëpo betonimet mbrapa këtyre qëndrimeve kishte shkaktuar një vonesa në krijimin e qeverisë, prej datës 26 dhjetor kur është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe është hapur rruga për zgjedhjen e qeverisë.

Artikulli

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë vendosur vija të kuqe gjatë negociatave për lidhje të koalicionit për formimin e qeverisë së re. Këto vija të kuqe kanë shkaktuar vonesa në formimin e qeverisë. Por, të dy partitë janë tërhequr nga qëndrimet e betonuara për dy pozita të larta shtetërore: Presidentin dhe Kryeparlamentarin.

Gjatë fushatës elektorale, kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se pozita e Presidentit, të cilën e mban aktualisht Hashim Thaçi, nuk do të jetë pjesë e marrëveshjeve për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ka një kohë të gjatë që unë kam insistuar që çështja e zgjedhjes së Presidentit mos të jetë pjesë e pazareve politike. Pra, patjetër që si parti e parë do të investojmë, në fakt edhe gjatë negociatave për koalicion parazgjedhor, gjithnjë kemi insistuar që pozita e Presidentit mos të jetë pjesë e ndarjes së pozitave në koalicion, por të kemi një lloj marrëveshje paraprake që të kemi kandidat konsensual”, kishte thënë Osmani.

Më 22 nëntor, në emisionin Jeta në Kosovë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kishte deklaruar se kërkesa duhet të diskutohet edhe për presidentin.

“Unë mendoj se është koha të negociojmë për postin e presidentin dhe për të gjitha çështjet e tjera që do të ndodhin brenda 4 viteve”, kishte thënë Mustafa.

Ndërsa pikërisht në ditën kur edhe Konjufca u zgjedh kryeparlamentar, më 26 dhjetor, LDK-ja kishte pranuar të jetë në opozitë mirëpo nuk kishe pranuar të heç dorë nga kërkesa për presidentin.

“Mbesim të interesuar dhe përkushtuar që vendit ti japim zgjidhje në këto momente. LDK është dakorduar qe qeveria të ndahet proporcionalisht 5 ministri për LDK dhe 5 VV. Ne asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit. Ndërkaq zv/kryeministri i parë dhe kryetari i kuvendit ti takojë LDk-së. LDK propozon kandidatin për president që i propozon të gjitha kushtet dhe kriteret kushtetuese”, kishte thënë Mustafa.

Por, LDK-ja është tërhequr nga ky pozicion, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Partia e Isa Mustafës ka kërkuar zëvendëskryeministrin e parë, nga 5 ministri ndërsa kanë propozuar edhe një formulë të re për postin e të parit të Kuvendit të Kosovës dhe Presidentit të vendit.

“LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së”, thuhet në letrën që LDK ka dorëzuar në adresë të Albin Kurtit.

Mirëpo, LDK-ja dhe LVV-ja e kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit në të cilën nuk është përmendur fare cështja e Presidentit të Kosovës. Kjo pozitë është lënë të diskutohet pas një viti, kur të përfundon mandatin presidenti aktual, Hashim Thaçi.

Gjatë bisedimeve edhe Vetëvendosja ishte betonuar mbrapa qëndrimit se Glauk Konjufca i zgjedhur si kryeparlamentar në seancën konstituive të 26 dhjetorit, nuk do të dorëhiqet për t’i lëshuar rrugë Vjosa Osmanit.

LDK-ja e kërkonte postin e kryeparlamentarit, ndërsa Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin deklaroheshin se nuk mund t’i kthen pas kësaj date.

Kryetari i LVV-së, tani kryeministër i Kosovës, Albin Kurti me 6 janar të këtij vitit kishte thënë që nuk ka kthim mbrapa pas datës së 26 dhjetorit.

“Nuk mund të kthehemi as para 26 dhjetorit, as para 6 tetorit as para 4 shtatorit, çka të bëjmë tash. Kuvendi është konstituuar, shyqyr që është konstituuar, nuk kemi pasur zvarritje sikur në vitin 2017. Kemi kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit të Republikës, të cilët i kanë marrur votat të hapura, të lira dhe demokratike. Tash duhet të bëjmë hapa përpara dhe jo prapa”, ka thënë Kurti.

Edhe Liburn Aliu, deputet i LVV-së ishte shprehur kundër largimit të Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit.

Në emisionin Rubikon në KTV, më 15 janar Aliu kishte thënë që largimin e Konjufcës është ‘fyerje e Kuvendit’

“Nëse kërkohet që dy persona të ulën në tavolinë në mënyrë arbitrare, mbase si dy diktatorë që si të vendosen aty në tavolinë që një vendim të Kuvendit, vendimin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta shkarkojnë kështu, kjo është fyerje e edhe për institucionin”, kishte thënë ai.

Më 16 janar, nënkryetarja Arberie Nagavci, poashtu ishte shprehur se nuk ka ndryshim të postit të kryeparlamentarit.

‘’Nuk mundet pa asnjë arsye të kërkojmë kthimin prapa sepse kjo nuk na garanton se do të vazhdojmë suksesshëm përpara”, kishte thënë ajo në emisioni Interaktiv në KTV.

E ministrja e sapo zgjedhur e drejtësisë, Albule Haxhiu më 28 janar pas një takimi mes LVV-së dhe LDK-së, kishe thënë që nuk heqin dorë nga posti i kryeparlamentarit dhe një kërkesë e tillë është e papranushme.

“S’ka marrëveshje pikërisht insistimit të LDK-së për kthim të para datës së 26 dhjetorit. Është e papranueshme për ne. E kemi njoftuar QUINT-in për qëndrimet tona. Kemi parë të arsyeshme t’i takojmë bashkërisht që t’u japim gjendjen e qartë ku kemi mbërri sot. S’mund të them se takimet kanë përfunduar sepse kemi një javë në dispozicion për të finalizuar marrëveshjen. S’mund të garantojmë se do të bëhet, por do të garantoj për përkushtimin e VV-së që të punojë në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Por, me datën 3 janar, Konjufca është zgjedhur ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa kryeparlamentare është zgjedhur Vjosa Osmani e LDK-së.