array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Teori konspirative lidhur me Angela Merkel dhe Adolf Hitler

Deklarata

Alfred Cako: Angela Merkel vajza e Hitlerit, Obama nipi tij (VIDEO)

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Alfred Cako: Angela Merkel vajza e Hitlerit, Obama nipi tij (VIDEO)” është i rremë. Angela Merkel nuk është vajza e Adolf Hitlerit. Adolf Hitleri ka vdekur 9 vjet para se të lindte ish-kancelarja Angela Merkel. Adolf Hitleri vdiq më 30 prill 1945, ndërsa Merkel ka lindur më 17 korrik 1954.

Artikulli

Më 17 janar 2023 disa portale kanë rishpërndarë një shkrim të blicalb.com me titull “Alfred Cako: Angela Merkel vajza e Hitlerit, Obama nipi tij (VIDEO)”

Shkrimi është shpërndarë nga faqe si: Fol Shqip, Rreth botës, Albania Today, Arena Shqip.

Artikulli është ilustruar me një foto të Adolf Hitler me një vajzë të vogël si dhe fotografia e ish-kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, duke aluduarngjashmëri mes të dyjave në tiparin e mjekrës.

Lajm i kësaj natyre konsiderohet si teori konspirative pasi nuk është i bazuar në fakte.

Një fact-check lidhur me këtë teori është bërë edhe nga Reuters në gusht të vitit 2020.

Adolf Hitleri ka vdekur 9 vjet para se të lindte ish-kancelarja Angela Merkel. Adolf Hitleri vdiq më 30 prill 1945. Angela Merkel ka lindur më 17 korrik 1954 dhe është e bija e Horst Kasner, pastor në një Kishë Protestante.

Po ashtu, edhe pretendimi se ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama është nipi i Adolf Hitler nuk qëndron.

Obama u lind nga një nënë amerikane dhe baba kenian. Nëna e tij, Ann Dunham (1942–1995), ka lindur në Wichita, Kansas dhe ishte kryesisht me prejardhje angleze.