array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri mban fjalën për themelimin e ndërmarrjes publike “Përparimi”

Deklarata

Xhafer Tahiri (06.10.2020)“Jemi duke bërë kompaninë publike Përparimi për të cilën e kemi kryer studimin e fizibilitetit dhe një prej komponentëve të kompanisë publike “Përparimi”, ka me qenë edhe mirëmbajtja e hapësirave publike dhe e lifteve në banesat kolektive”

Xhafer Tahiri

Vlerësimi

E vërtetë

Ashtu siç kishte premtuar Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ndërmarrja publike “Përparimi” në Vushtrri, është themeluar me vendim të qeverisë.

Artikulli

Më 13 nëntor, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se me vendim të Qeverisë së vendit është themeluar Ndërmarrja Publike Lokale “Përparimi”, në Vushtrri.

“Përparimi” sot iu rikthye Vushtrrisë si NPL me Komunën e Vushtrrisë 100% aksionare. Falënderoj Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Hoti për mbështetjen e këtij projekti tonë. Punëtorët e sigurimit dhe të pastrimit të objekteve komunale që dikur u larguan nga puna, si tepricë, një padrejtësi e madhe, tani do të rikthehen përmes kësaj kompanie”, thuhet në postimin e kryetarit të komunës Xhafer Tahiri.

Sipas Tahirit, parkingjet publike, liftet dhe hyrjet e banesave kolektive, hapësirat publike dhe gjelbërimi i qytetit tani e tutje do të kryhen nga “Përparimi” në Vushtrri.

Themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Përparimi”, në Vushtrri e kishte premtuar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në debatin Jeta në Komunë më 6 tetor 2020.

“Jemi duke bërë kompaninë publike Përparimi për të cilën e kemi kryer studimin e fizibilitetit dhe një prej komponentëve të kompanisë publike “Përparimi”, ka me qenë edhe mirëmbajtja e hapësirave publike dhe e lifteve në banesat kolektive”, kishte deklaruar Tahiri në debat.

Ai tutje kishte deklaruar se Komuna e Vushtrrisë ka kryer studimin e fizibilitetit, ka ndarë buxhetin, ka bërë planin financiar të kompanisë, dhe e ka dërguar në Qeveri.

“Tash është në grupin ndërministror, është dhënë leja nga drejtoria për mbikëqyrjen e kompanive publike, në Ministrinë e Ekonomisë dhe tash është në grupin ndërministror, në momentin që mblidhet grupi ndërministror ja jep dritën e gjelbër kompanisë publike “Përparimi”, pastaj qeveria merr vendim dhe punëtorët e komunës që dikur janë larguar si tepricë teknologjike, rojet pastruesit ne do ti inkorporojmë në këtë kompani publike”, ka thënë Tahiri.

Ai tutje ka sqaruar se Komuna e Vushtrrisë më nuk do të shpallë tender për të marrë një kompani private për të kryer sigurimin e objekteve komunale dhe shkollavepor  do të jeta kompania “Përparimi” ajo që do të kryej këtë shërbim.