array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Smajl Latifi nuk e mban premtimin për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Auditorit

Deklarata

“Për vitin 2018 kemi pasur një sërë rekomandimesh dhe këtë vit po besoj që 9 prej tyre konsiderojmë që janë plotësisht të zbatuara deri më tani, të tjerat janë pjesërisht të zbatuara dhe deri në fund të vitit 2019 konsiderojmë që do të adresohen të gjitha rekomandimet”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Vlerësimi

Rrenë

Zbatueshmëria e rekomandimeve nga Komuna e Rahovecit nuk është siç e ka premtuar kryetari Smajl Latifi. Në raportin e vitit 2019, i cili është publikuar këtë vit, del që Komuna e Rahovecit ka zbatuar 5 rekomandime, 3 rekomandime nuk janë zbatuar, 2 janë mbyllur, 9 janë në proces të zbatimit dhe 2 pjesërisht të zbatuara.

Artikulli

Në debatin për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit për Komunën e Rahovecit, të mbajtur rreth një vit më parë, kryetari Smajl Latifi, kishte premtuar se komuna e drejtuar nga ai deri në fund të vitit 2019 do t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e marra nga Auditori.

“Për vitin 2018 kemi pasur një sërë rekomandimesh dhe këtë vit po besoj që 9 prej tyre konsiderojmë që janë plotësisht të zbatuara deri më tani, të tjerat janë pjesërisht të zbatuara dhe deri në fund të vitit 2019 konsiderojmë që do të adresohen të gjitha rekomandimet”, kishte deklaruar kryetari Latifi.

Në vitin 2018, Komuna e Rahovecit ka marrë 21 rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Zbatueshmëria e rekomandimeve nga Komuna e Rahovecit nuk është siç e ka premtuar kryetari Smajl Latifi.

Në raportin e vitit 2019, i cili është publikuar këtë vit, del që Komuna e Rahovecit ka zbatuar 5 rekomandime, 3 rekomandime nuk janë zbatuar, 2 janë mbyllur, 9 janë në proces të zbatimit dhe 2 pjesërisht të zbatuara.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Rahovecit në katër vitet e fundit. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Rahovec.

KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.

Debati në Komunën e Rahovecit në vitin 2019 është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike.

Analizën për Komunën e Rahovecit mund ta lexoni KËTU.

Debati në Komunën e Rahovecit është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook.

Debat në Komunën e Rahovecit për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 20 septembre 2019