array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Skender Çoçaj mban fjalën, Departamenti special fillon punën

Deklarata

Skender Çoçaj: “Ky departament Special duhet të formohet gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, deri në qershor duhet patjetër të formohet dhe funksionalizohet ai departament”.

 

Skender Çoçaj

Vlerësimi

E vërtetë

Departamenti special i Gjykatës u formua me 1 korrik. Procedurat për themelimin e këtij departamenti nisën më herët. Çoçaj kishte premtuar se deri në fund të qershorit do të përfundonin procedurat për krijimin e këtij departamenti. Ai u finalizua në korrik.

Artikulli

Departamenti special i Gjykatës së Kosovës që do të merret me aktakuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës është themeluar në kohën kur edhe ishte paralajmëruar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj.

 Çoçaj gjatë muajit mars në emisionin Jeta ne Kosovë, kishte deklaruar se deri në muajin qershor duhet të formohet dhe të funsionalizohet departamenti special i Gjykatës.

“Ky departament Special duhet të formohet gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, deri në qershor duhet patjetër të formohet dhe funksionalizohet ai departament”, kishte thënë Çoçaj katër muaj më parë.

Ky departament u funksionalizua dhe filloi punën zyrtarisht me datën 1 korrik pas një procesi të gjatë të përzgjedhjes së gjyqtareve.

Gjyqtarët që do t’i shërbejnë këtij departamenti në shkallë të parë janë Arben Hoti, Valbona Musliu-Selimaj, Valon Kurtaj, Musa Kongjeli Shadije Gërguri dhe Albina Shabani-Rama.

Ndërsa në shkallë të dytë do të gjykojnë Kreshnik Radoniqi, Vaton Durguti dhe Burim Ademi.

Krypometri e ka pasur deklaratën e Çoçajt “nën hetime” që nga prilli i këtij viti.

Gjykata me departament të veçantë për akuzat e Prokurorisë Speciale

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).