array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Skema e mashtrimit për shitje të produkteve të paverifikuara 

Deklarata

Farmaceutiket e rrezikshëm në Kosovëa 2021. Si i vrasin farmacitë meshkujt me potencë të dobët duke fshehur të vërtetën

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli me titull “Farmaceutiket e rrezikshëm në Kosovëa 2021. Si i vrasin farmacitë meshkujt me potencë të dobët duke fshehur të vërtetën” është i rremë. Gjithë përmbatja e këtij artikulli është e fabrikuar me qëllim që të shitet një produkt i caktuar për 39 euro. Edhe gazetari i RTK-së, Bashkim Vishaj, ka thënë se figura e tij dhe grafikat e emisionit që ai drejton janë keqpërdorë dhe asnjëherë nuk ka debatur për një temë të tillë.

Artikulli

Më 9 dhjetor 2022 faqja e internetit “Lajme Shoqëria” ka publikuar përmbajtjen me titull: “Farmaceutiket e rrezikshëm në Kosovëa 2021. Si i vrasin farmacitë meshkujt me potencë të dobët duke fshehur të vërtetën”.

Ueb faqja në tekst ka pretenduar se disa farmaci po ju shesin burrave ilaçe të vjetra.

Ilustrimi i këtij lajmi është bërë me një fotografi të gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Bashkim Vishaj, por në tekst nuk përmendet fare emri i tij. 

Ndërkaq në përmbajtje janë edhe disa personazhe tjera që janë emërtuar si Valdrin Hako, Bashkim Vagaxhi dhe Erfan Kulla.

Lajmi i publikuar nga faqja Lajme Shoqëria është i rremë.

Gjithë artikulli është fabrikuar më qëllim që të shitet një produkt, i cili nuk është rekomanduar nga ndonjë burim kompetent mjekësor. Në fund të artikullit rekomandohet që lexuesi të marrë pjesë në një lojë që rezultatin e ka gjithnjë të njëjtë: ofron zbritje të produktit për 50%.

“Akoma mund të porosisësh Testoy, nxitoni! Testoy është rezervuar për ju. Keni 10 minuta kohë për të bërë kërkesën tuaj. Çmimi i ilaçit për ju do të jetë 39 EUROSH”- thuhet pas përfundimit të lojës. 

KALLXO.com ka kontaktuar me gazetarin Bashkim Vishaj i cili ka konfirmuar se tërë përmbajtja është e rremë.

Vishaj ka thënë se përmbajtja dhe personazhet e përdorura në tekst janë të rremë.

“Këtu nuk përmendet fare emri im dhe nuk i njoh këta kush janë. Janë mundu me vjedh grafikën e emisionit”- është shprehur Vishaj.

Më tej, gazetari thekson edhe një herë se përmbajtja nuk është e vërtetë pasi temat të cilat ai i trajton në emisionet e tij kanë përmbajtje politike.

“100% është e rremë sepse unë merrem me debate politike. Goxha faqe e kanë shpërndarë por, nuk jam merrë me ta sepse përmbajtja është koti”- shton Vishaj.