array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Sigurimi Shëndetësor, herë n’atë t’enjte, herë n’këtë t’enjte

Deklarata

Uran Ismaili: “Sigurimet shëndetësore do të fillojnë vitin e ardhshëm… si parafazë për të filluar në të gjithë Republikën e Kosovës në vitin pasues”

Uran Ismajli

Vlerësimi

Me kos

Katër ministra e kanë premtuar deri më tash fillimin e sigurimeve shëndetësore. Disa herë nuk i kishin dal datat që ministri Imri Ahmeti i kishte premtuar gjatë mandatit të tij. Koalicioni PAN ishte zotuar se funksionalizimi i plotë i sigurimeve shëndetësore do të bëhet brenda një viti. Tash ministri i Shëndetësisë po thotë se kjo mund të ndodh vetëm në vitin 2019.

Artikulli

Katër ministra të Shëndetësisë dhe nëntë vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e premtuan sigurimin shëndetësor, por ende nuk ekziston një sistem i sigurimeve shëndetësore me të cilat do të mund të shërbeheshin qytetarët e këtij vendi.

Qeveria e kaluar disa herë e prolongojë fillimin e mbledhjes së premiumeve si hap i parë për fillimin e sigurimeve shëndetësore.

Qeveria e re nuk solli qëndrim të ri sa i përket funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore meqë as deklaratat e pjesëtarëve të koalicionit fitues qeverisës dhe ministrit të ri të Shëndetësisë lidhur me fillimin e ofrimit të këtij shërbimi nuk përputhen për nga datat.

Përderisa Talat Gjinolli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në debatin zgjedhor për shëndetësi në “Debat Pernime” deklaroi se këtij koalicioni nuk do t’i duhen më shumë se një vit për fillimin e sigurimeve shëndetësore.

“Për funksionalizimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore duhe të plotësohen disa parakushte, që na duhen eventualisht një vit, maksimum një vit”, tha Gjinolli, i ftuar nga koalicioni PAN që sot udhëheq me qeverinë e Kosovës. Ai kishte thënë se brenda këtij viti duhet të plotësohen disa parakushte, sidomos në aspektin ligjor.

Deklarimi i tij për nevojën për ndryshimet ligjore është i qëndrueshëm, pasi në vendimin e qeverisë Mustafa që ishte marr në muajin korrik me të cilin ishte prolonguar mbledhje e premiumeve është thënë se duhet të ndryshohet ligji për sigurimet shëndetësore.

Por, e pa-saktë është koha që Gjinolli ishte zotuar për t’i funksionalizuar sigurimet shëndetësore. Duke llogaritur nga data e formimit të qeverisë, më nëntë  i bie që sigurimet do të duhet të ishin të gatshme në shtator të vitit 2018.

Këtë premtim të të ashtuquajturit koalicioni PAN e hodhi poshtë Ministri i sapozgjedhur i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Në takimin njoftues me komisionin parlamentar për shëndetësi, Ministri Ismaili fillimisht nuk pranoi  të japë premtim konkret lidhur me sigurimet shëndetësore, ndërkaq pas presionit të deputetëve ai tha se sigurimet do të fillojnë në fund të vitit 2018, për tu implementuar plotësisht në vitin 2019.

“Sigurimet shëndetësore do të fillojnë vitin e ardhshëm (2018). Sigurisht se një sistem aq i madh duhet të testohet, do të fillohet si parafazë për të filluar në të gjithë Republikën e Kosovës në vitin pasues (2019)”, tha Ismaili.

Më këtë deklaratë, ministri ndërroi qëndrimin e koalicionit qeveritar.

Megjithatë, Ministri Ismaili nuk është i parë që ndërron qëndrimet lidhur me sigurimet shëndetësore.

Që nga miratimi i ligjit të ri për sigurimet shëndetësore në vitin 2014, Ministri i Shëndetësisë së atëhershëm, Ferid Agani, kishte premtuar se në vitin 2015 do të fillojë mbledhja e premiumeve për mbushjen e fondit për sigurimet shëndetësore.

Pas tij, në krye të ministrisë erdhi Imet Rrahmani, i cili po ashtë ishte ‘gojë plot’ sa i përket sigurimeve.

Fillimisht ai premtoi se viti 2016 do të jetë viti për startimin e sigurimeve

“Unë jam duke punu me kabinetin edhe strukturat tjera në Ministri të Shëndetësisë që detyrimisht ne të arrijmë në fund të vitit tjetër, në pjesën e dytë të vitit 2016 të kemi sigurime shëndetësore. A do të jetë korriku, a do të jetë shtatori nuk mund ta them tash, sepse nuk varet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë,” kishte thënë Rrahmani në një intervistë me ‘Ekonomiaonline’.

Meqë premtimi për vitin 2016 nuk u mbajt, Ministri dha një datë tjetër lidhur me fillimin e mbledhjes së premiumeve.

“Kanë me nis me 1 janar 2017 grumbullimi (i premiumeve). Na duhet një periudhë disamujore, ndoshta gjashtë muaj apo shtatë, deri sa të fillojmë me dhënien e shërbimeve të para. Kemi mangësi, është e vërtetë grumbullimi është fazë tjetër, dhënia e shërbimeve diçka tjetër. Shërbimi mund të fillojë të jepet disa muaj pas fillimit të grumbullimit,” ka thënë Rrahmani.

Premtimi i fundit i dhënë nga qeveria e cila u rrëzua me mocion të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, ishte se sigurimet do të fillojnë në korrik të vitit 2017.

Qeveria ra, e sigurimet nuk u bënë as në korrik të këtij viti, madje ‘pulsi’ i rrallë i shpresës për realizimin e këtyre sigurimeve u ndal përnjëherë në rishikimin buxhetor këtë vit, ku u tërhoqën 17 milionët e ndara nga qeveria paraprake për fondin e sigurimeve shëndetësore.

Çfarë do të thotë Sigurimi Shëndetësor për Qytetarët e Bizneset?

Kuvendi i Kosovës në muajin prill të vitit 2014 e kishte miratuar një Ligj të ri për Sigurimet Shëndetësore.

Qëllimi i tij është që të rregullojë themelimin, organizimin, funksionimin dhe financimin e sistemit publik të sigurimeve shëndetësore si dhe të drejtat dhe obligimet e palëve të përfshira.

Ç’do qytetar që do të përfshihet në sigurim shëndetësor duhet të paguajë një shumë si pjesë e mbledhjes së premiumeve tre muaj rradhazi.

Fillimi i mbledhjes së premiumeve do duhej të rregullohej me një akt nënligjor dhe pas mbledhjes së tyre sigurimet mund të implementohen disa muaj më pas.

Pagesa e sigurimit shëndetësor për qytetarët e punësuar bëhet në mënyrë proporcionale nga i punësuari dhe punëdhënësi një tarifë prej 7 përqind të rrogës (Punëdhënësi 3% dhe punëmarrësi 3%).

Lidhur me pagesën e premiumeve  dhe implementimin e ligjit për sigurime shëndetësore ishin shfaqur pakënaqësi nga palë të ndryshme.

Oda Ekonomike Amerikane në vazhdimësi ka kërkuar për shtyrjen e implementimit të ligjit dhe mbledhjen e premiumeve.

Në deklarimet e tyre të njëpasnjëshme ata  thonë se ligji është konfuz dhe sipas tyre nuk janë përmbushur kriteret e mjaftueshme ligjore për fillim të sigurimeve shëndetësore.

“Oda Amerikane e Kosovës konsideron se grumbullimi eventual i primeve të sigurimit shëndetësor pa përmbushjen e kritereve të nevojshme do të ishte në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe do të krijonte konfuzion midis komunitetit të biznesit”, thuhej në komunikatën e OEA-së në qershor të këtij viti.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me aktivitetet e qeverisë aktuale dhe paraprake lidhur me çështjen e sigurimeve.

Mashtrimet për Sigurimet Shëndetësore

Rrenat për Sigurimet Shëndetësore