array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Si e ‘zhduki’ veten Avdullah Hoti nga përleshja në LDK?

Deklarata

Avdullah Hoti: “Unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike”, ishin fjalët e para të cilat i shkroi Hoti në një postim në rrjetin social ‘Facebook’”.

Avdullah Hoti

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Avdullah Hoti ka mohuar se ka qenë prezent kur ka ndodhur përleshja në kuvendin zgjedhor të LDK-së, megjithatë ekzistojnë dëshmi me video dhe foto të prezencës së tij në atë kohë. Po ashtu prezencën e tij e ka konfirmuar edhe bashkëpartiaku i tij, Safet Kamberi

Artikulli

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti ka mohuar se ka qenë i pranishëm ku ndodhi përleshja fizike mes disa pjesëmarrësve që ndodhi sot në kuvendin zgjedhor të nëndegës kryesore të LDK-së në Mitrovicë.

“Sqarim: unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike”, ishin fjalët e para të cilat i shkroi Hoti në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

Por, më pas anëtari i Kryesisë së LDK-së u sigurua që të editojë postimin e tij edhe dy herë të tjera duke vazhduar të mohojë se nuk kishte qenë prezent në këtë incident.

Ai ka shtuar së fundmi se kishte qenë ‘vetëm në hapje të kuvendit’ dhe mandej është larguar.

Mirëpo, sipas një videoje të publikuar në media, Hoti shihet duke u larguar pasi që përleshja fizike fillon mes disa pjesëmarrësve.

Gjithashtu, kryetari i degës së LDK-së, Safet Kamberi, e ka konfirmuar për KALLXO.com së të pranishëm në këto kuvende zgjedhore kanë qenë, Avdullah Hoti dhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.

“Me z. Haki kemi monitoruar kuvendin zgjedhor Ilirida, ku kemi konstatuar se nuk ka pasur kushte për të vazhduar punën sepse ka pasur persona të partive të tjera dhe ka pasur parregullsi gjatë punimeve. Në kuvendin në qendër, ku ka qenë prezent z. Hoti, ku gjatë punimeve të kuvendit ka pasur përleshje fizike ndërmjet disa personave dashakeq të Lidhjes Demokratike e Kosovës. Policia ka qenë e pranishme në vendngjarje”, ka pohuar Kamberi.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).