array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Shtrembërimi i deklaratës së ministrit të Jashtëm të Turqisë për situatën në veri të Kosovës

Deklarata

Turqia menjeher kontakton Serbinë dhe ia ‘tregon vendin’ për gjendjen në Veri, ‘ne jemi për’

Media

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i publikuar në media se “Turqia menjëherë kontakton Serbinë dhe ia ‘tregon vendin’ për gjendjen në Veri, ‘ne jemi për’” është i rremë. Turqia nuk ia ka treguar vendin Serbisë. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë ka njoftuar se ka kontaktuar me Kosovën dhe Serbinë duke insistuar se ata janë që të ketë paqe dhe stabilitet në rajon. Pra, në asnjë moment ai nuk ka thënë që telefonata me homologun e tij në Serbi ishte për t’ia treguar vendin këtij shteti.

Artikulli

Faqet online ballina.news65media.com dhe fakte.buzz kanë publikuar lajmin me titull “Turqia menjeher kontakton Serbinë dhe ia ‘tregon vendin’ për gjendjen në Veri, ‘ne jemi për’”.

I njëjti artikull është shpërndarë nga disa faqe në Facebook, si Gazeta Ditore dhe  Pamfleti.com.

Titulli i lajmeve të publikuara është i rremë, pasi në artikull nuk përmendet se Turqia ia ka “treguar vendin” Serbisë dhe as nuk ka asnjë citat që e mbështetë këtë titull.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, në një postim në Facebook ka njoftuar se ka biseduar me homologët e tij nga Kosova dhe Serbia për situatën e tensionuar në veri.

Në postimin e ministrit Çavusoglu gjithashtu thuhet se paqja dhe stabiliteti në Ballkan, janë prioritete të Turqisë dhe se shteti turk është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ulur tensionin.

“Paqja dhe stabiliteti në Ballkan kanë qenë gjithmonë një prioritet për Turqinë. Tensionet e reja nuk do të ndihmojnë askënd. Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ulur tensionin”, ka shkruar Çavusoglu.

Një ditë para se të hynte në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës që qytetarët e Serbisë të pajisen me dokumentin për hyrje-dalje për në Kosovë, grupe të organizuara bllokuan rrugët për në pikat kufitare, në Jarinje dhe Bërnjak.

Përveç bllokimit të rrugëve, Policia e Kosovës kishte njoftuar se në natën e 31 gushtit 2022 kishte pasur sulme me armë ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa disa qytetarë është raportuar se janë lënduar nga persona të maskuar dhe të pajisur me armë të gjata.

Qeveria e Kosovës pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, ishte zotuar që të shtyhet për 30 ditë zbatimi i dy vendimeve të reciprocitetit, nga momenti kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.