array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Shtrembërimi i deklaratës së Haradinajt rreth kohës kur Albin Kurti ishte në burgjet e Serbisë

Deklarata

Ramush Haradinaj: Albin Kurti u trajtua si mbret në burgjet e Serbisë, ai dha edhe intervistë nga aty, lidhja tij është e dyshimtë. Ja faktet!

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj në këtë intervistë nuk ka thënë se kryeministri Albin Kurti është trajtuar si mbret në burgjet e Serbisë. Po ashtu, në artikull nuk është asnjë fakt që e dëshmon se Kurti është trajtuar si mbret në burg, ashtu siç pretendohet në titull.

Artikulli

Ueb-faqja online gazetalajmi.org më 25 shtator 2022 ka publikuar një artikull me titull “Ramush Haradinaj: Albin Kurti u trajtua si mbret në burgjet e Serbisë, ai dha edhe intervistë nga aty, lidhja tij është e dyshimtë. Ja faktet!”.

E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në disa faqe në Facebook si: InfoKosova, Korrespodenti, Gazeta Republika, Gazeta Press, Speciale, 24 Ore.

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj në këtë intervistë nuk ka thënë se kryeministri Albin Kurti, është trajtuar si mbret në burgjet e Serbisë. 

Po ashtu, titulli ka për synim të nxisë lexuesin të klikojë në të duke qenë se në titull thuhet “Ja faktet!”, por në artikull nuk është pasqyruar asnjë fakt që e dëshmon një gjë të tillë të pretenduar në titull të postimit.

Më pas, brenda në tekst, në fjalinë e tretë, thuhet: “Ai tha se Kurti ishte trajtuar mirë në kohën sa kishte qenë në burg, madje Haradinaj e vlerëson edhe intervistën e tij që e kishte dhënë nga burgu, duke thënë se lidhja e Kurtit me Serbinë është e dyshimtë”.

Bazuar në intervistën së cilës i është referuar ueb-faqja, Haradinaj nuk thotë se Kurti është trajtuar mirë në burg. Ueb-faqet e lartëcekura nuk kanë përfshirë në artikull asnjë citat të drejtpërdrejtë nga intervista e deputetit Ramush Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, i cili është publikuar në “Youtube” më 25 shtator 2022.

Haradinaj në këtë emision është pyetur për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe trajtimin e tij gjatë kohës sa ky i fundit ka qenë i burgosur politikisht.

“Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgje, disa e kanë pësuar keq, disa nuk janë gjallë hiç prej të burgosurve të Serbisë. Kurtit i prini fati me dhanë intervistë, erdh në shtëpi, tash ne nuk duhet më u gëzua që dikush është keqtrajtuar, ose nuk duhet më u idhnua që nuk e kanë keqtrajtuar dikë. Por nganjëherë po na jep dilema realisht, tash kur pe shohim qysh p’i trajton mësimdhënësit ky po na qet në konfuzion, nuk po e dijmë më kënd është kryeministri jonë”- ka thënë Haradinaj duke iu përgjigjur një pyetje sygjestive të gazetarit, që Kurti nuk është keqtrajtuar në burgjet e Serbisë.

Deklarimin e Ramush Haradinajt lidhur me këtë çështje e gjeni në këtë link, duke filluar nga minuta 19:30.