array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Shpend Ahmetit i Del e Saktë Data për Ujin

Deklarata

Shpend Ahmeti: “Fabrika e Ujit është gati që pas datës 17 Mars të lëshohet në testim”

Shpend Ahmeti

Vlerësimi

E vërtetë

Data e dhënë nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për fillim të punës së fabrikës së Ujit në Shkabaj ka rezultuar e saktë. Me datën 17 mars ka nisur testimi i fabrikës së Ujit në Shkabaj. Përkundër që është lëshuar në punë fabrika e ujit, krerët e Ujësjellësit kanë thënë se duhet pritur fundin e muajit për të pasur i gjithë qyteti ujë pandërprerë. Krypometri do të përcjellë nga afër nëse premtimi për furnizim me ujë pandërprerë do të realizohet brenda datave të reja të premtuara.

Artikulli

Me datën 17 mars ka nisur testimi i fabrikës së Ujit në Shkabaj. Nga kjo Fabrikë do të furnizohen me ujë komuna e Prishtinës, ajo e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Ndërsa indirekt nga kjo fabrikë do të përfitojnë edhe komuna tjera si: Podujeva, Graçanica, Drenasi, Lipjani dhe Shtimja.

Për ndërtimin e kësaj fabrike janë investuar 35 milionë euro. Këto mjete janë siguruar nga Qeveria Gjermane dhe Komisioni Europian përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), Qeveria e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Kompania Ujësjellësi Rajonal ”Prishtina”-SH.A.

Në përurimin e fabrikës së ujit ka pasur një garë për marrjen e meritave për finalizim të projektit. Kryetari Shpend Ahmeti i pari e ka postuar një selfie nga fabrika e re e ujit.

Përurimi i kësaj fabrike sot u shndërrua në një mini-festival partiak të përvetësimit të meritave për realizimin e projektit.

Kryeministri Isa Mustafa në fjalën e tij ia ka kujtuar kryetarit Shpend Ahmeti se ka qenë ai në krye të Prishtinës kur e ka nisur këtë projekt.

“Unë veçmas jam i kënaqur, sepse edhe mua më ka rënë hise para pesë viteve kur e kemi përgatitur dokumentacionin për këtë investim që të nënshkruajmë, që të përcaktojmë strukturën e financimit”, tha Mustafa.

E ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, e ka lidhur projektin me emrin e programit të PDK-së, Misioni i ri.

“Misioni ynë për ujë dhe energji të bollshme po realizohet”, ka shkruar Stavileci në Facebook.

Përkundër që është lëshuar në punë fabrika e ujit, krerët e Ujësjellësit kanë thënë se duhet pritur fundin e muajit për të pasur i gjithë qyteti ujë pandërprerë. Krypometri do të përcjellë nga afër nëse premtimi për furnizim me ujë pandërprerë do të realizohet brenda datave të reja të premtuara.

Deri më tani, datat e premtuara nga kryetari i Komunës Shpend Ahmeti nuk kanë rezultuar të vërteta.