array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: Atdhe Mulla

Shkollat e ndërtuara në Fushë Kosovë në mandatin e fundit të Burim Berishës

Deklarata

Burim Berisha (23.10.2017)- “Në arsim do të ketë shkolla të reja”

Burim Berisha

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Para marrjes së mandatit të fundit si Kryetar i Fushë Kosovës, Burim Berisha kishte premtuar shkolla të reja në komunë. Pasi ka kaluar më shumë se gjysma e mandatit, deri më tani në Fushë Kosovë është ndërtuar objekti i paraleles së ndarë të shkollës “Mihail Grameno” ndërsa një shkollë tjetër është në fazë të tenderimit. Komuna po ashtu ka ndërtuar dy shkolla që ishin nisur si projekte në mandatin e kaluar. Në fund të mandatit, Krypometri do të masë sa shkolla të reja janë ndërtuar në total.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, kishte premtuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do të ndërtojë shkolla të reja.

“Në arsim do të ketë shkolla të reja”, tha Berisha, në Debat Përnime në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Megjithëse më shumë se gjysma e mandatit qeverisës ka kaluar, komuna e Fushë Kosovës e ka ndërtuar vetëm një shkollë paralele të ndarë ndërsa ndërtimi i një shkolle fillore është në fazë të tenderimit.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, Islam Shabani, tha për KALLXO.com, se janë në procedura të tenderimit për ndërtimin e shkollës fillore në Uglar.

“Na një shkollë e kemi në plan sepse jemi në zor për shkolla. Procedurat janë në fazë të tenderimit, për ndërtimin e shkollës në rrugën e Uglarit, sepse s’po kemi hapësirë afër qendrës”, ka thënë Shabani.

Komuna e Fushë Kosovës gjatë këtij mandati e ka bërë ndërtimin e paraleles së ndarë të shkollës “Mihal Grameno” në lagjen “Kompleksi” me kapacitet për rreth 1 mijë nxënës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Arsimit.

“Është funksionalizuar në shtator të vitit të kaluar”, tha Shabani.

Ndërsa sipas Institutit GAP, gjatë këtij mandati edhe dy shkolla fillore në Vragoli dhe Mesbardh kanë përfunduar, por që ishin projekte të mandatit të kaluar.

“Këto projekte kanë nisur në mandatin e kaluar 2016 dhe kanë përfunduar në mars të vitit 2019”, thuhet në GAP.