array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Foto: Facebook

Shkarkime Selektive të Anëtarëve të Bordeve

Deklarata

Ramush Haradinaj: Me vendimin e aprovuar sot nga Qeveria, janë suspenduar dhjetë anëtarë tëbordeve të ndërmarrjeve publike… është konstatuar se emërimi i tyre është bërë në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrje Publike.

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se vendimi i Haradinajt nuk ishte gjithëpërfshirës, pasi i amnistoi disa anëtarë të bordeve për të cilët tri organizatat joqeveritari kishin ofruar dëshmi për të kaluarën politike të tyre.

Përveç amnistimit të disa anëtarëve të bordeve, vendimi i Qeverisë Haradinaj është i kontestueshëm edhe te Bordi i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), e cila është shndërruar në agjenci nga ndërmarrja publike. Në shkresat e OJQ-ve kanë qenë edhe këta anëtarë, e që nuk janë shkarkuar:

Nga bordi i KUR “Radoniqi” nuk janë shkarkuar: Qazim Qeska- ish kryetar i Rahovecit nga radhët e PDK-së dhe zëvendësministër i Bujqësisë në mandatin e kaluar, Arbënesha Kuçi – kandidate e PDK-së për Asamblenë e Gjakovës në vitin 2013 dhe Zeqir Fetoshi – kandidat dhe asamblist i PDK-së në Komunën e Rahovecit në vitin 2013.

Nga Bordi i KUR “Hidrodrini” nuk janë shkarkuar: Burim Basha- i ka prirë listës së kandidatëve të AKR-së në Pejë në vitin 2013, Musë Mushkolaj- kandidati i PDK-së për Asamblenë e Deçanit në vitin 2013. Si dhe nga bordi i “KUR Mitrovica” nuk janë shkarkuar: Zukë Beqiri- anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë dhe Burhan Maxhuni – anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.

Artikulli

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e pestë të qeverisë të mbajtur më 29 shator mori vendim për shkarkimin e anëtarëve të bordeve. Shkarkimi, sipas vendimit të qeverisë, ishte bërë  bazuar në një opinion të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

E opinioni i AKK-së ishte dërguar pas një iniciative të tri organizatave- INDEP, GLPS dhe GAP për të shikuar të kaluarën politike të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike që ishin emëruar në kohën e Qeverisë Mustafa.

Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se vendimi i Haradinajt nuk ishte gjithëpërfshirës, pasi i amnistoi disa anëtarë të bordeve për të cilët tri organizatat joqeveritari kishin ofruar dëshmi për të kaluarën politike të tyre.

Përveç amnistimit të disa anëtarëve të bordeve, vendimi i Qeverisë Haradinaj është i kontestueshëm edhe te Bordi i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), e cila është shndërruar në agjenci nga ndërmarrja publike.

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e pestë të qeverisë kishte vendosur të marrë parasysh opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit duke shkarkuar disa anëtarë të disa bordeve, por jo të gjithë që gjendeshin në listë.

Sipas vendimit nr.01/05 nga bordet e disa ndërmarrjeve publike ishin shkarkuar: Naser Canolli, Brikenda Kryeziu, Nuri Bahtijari, dhe Zenun Shala nga Bordi i Aeroportit të Gjakovës; Milosh Dimiq dhe Nexhat Dedia nga Bordi i Infrakos-it; Drita Konxheli, Musa Misini dhe Anita Cucoviq nga Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, si dhe Bujar Hasimi nga Bordi i Trainkosit.

Në vendimin e qeverisë specifikohet shkarkimi i secilit anëtar veç e veç për shkak të shkeljes së nenit 17 dhe 15 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike të përshkruara në opinionin e AKK-së, të datës 22.02.2016.

Neni 15, pika 4 e Ligjit për Ndërmarrje Publike specifikon se kandidatët duhet të jenë ekspertë, ose së paku adekuatë për pozitën e kërkuar. Kurse Neni 17 i Ligjit për Ndërmarrje Publike specifikon kushtet të cilat duhet t’i plotësojë një anëtar i bordit si dhe kushtet të cilat e eliminojnë nga gara.

“Të gjithë drejtorët përveç kryeshefit ekzekutiv duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhjet si drejtor në një ndërmarrje publike nëse: është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, thuhet në nenin 17, pikën 2 të Ligjit të Ndërmarrjeve Publike.

Por, Haradinaj nuk i ka shkarkuar të gjithë anëtarët që bien ndesh me këto dy nene, ashtu siç e kishte rekomanduar Agjencia Kundër Korrupsionit- AKK në shkurt të vitit 2016.

Drejtorët që nuk u shkarkuan

Në këtë opinion AKK kishte specifikuar disa ndërmarrje publike me pretendime se ato udhëhiqen nga anëtarët që më herët kanë pasur poste politike duke u bazuar në hulumtimet e tyre si dhe në hulumtimet e organizatave joqeveritare si Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) Instituti për Studime të Avancuara (GAP) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

AKK në opinionin e saj, përveç bordeve të ndërmarrjeve që Haradinaj kishte marrë vendim për t’i shkarkuar, i kishte listuar edhe bordet e ndërmarrjeve të tjera në të cilat kishte emërime që bien ndesh me nenet 15 dhe 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Aty ishin edhe bordet e KEK-ut dhe PTK-së. Bordeve të këtyre ndërmarrjeve u ka skaduar mandati dhe janë në proces të zgjedhjes së bordeve të reja. Mirëpo, në listën e AKK-së janë edhe bordet e “Hidrodrini” Sh.A Pejë, KUR “Mitrovica”, KUR “Radoniqi”. Asnjë anëtar i këtyre bordeve nuk është shkarkuar. Në shkresën e tri organizatave të shoqërisë civile janë përmendur edhe anëtarët e këtyre tri bordeve që janë emëruar në kundërshtim me ligjin, por që nuk janë shkarkuar nga Haradinaj.

Nga bordi i KUR “Radoniqi” nuk janë shkarkuar: Qazim Qeska- ish kryetar i Rahovecit nga radhët e PDK-së dhe zëvendësministër i Bujqësisë në mandatin e kaluar, Arbënesha Kuçi – kandidate e PDK-së për Asamblenë e Gjakovës në vitin 2013 dhe Zeqir Fetoshi – kandidat dhe asamblist i PDK-së në Komunën e Rahovecit në vitin 2013.

Nga Bordi i KUR “Hidrodrini” nuk janë shkarkuar: Burim Basha- i ka prirë listës së kandidatëve të AKR-së në Pejë në vitin 2013, Musë Mushkolaj- kandidati i PDK-së për Asamblenë e Deçanit në vitin 2013. Si dhe nga bordi i “KUR Mitrovica” nuk janë shkarkuar: Zukë Beqiri- anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë dhe Burhan Maxhuni – anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.

Antikorrupsioni në opinion e tij pretendonte se anëtarët e bordeve duhej shkarkuar për arsye se emërimi i tyre ishte politik dhe se anëtarët e përzgjedhur nuk ishin profesionalisht të përgatitur për pozita udhëheqëse.

Sipas AKK-së secili drejtor i zgjedhur në pozita udhëheqëse duhet të ishte i pavarur dhe jashtë strukturave politike, po ashtu ai duhet të ishte i përgatitur profesionalisht për ushtrimin e pozitës udhëheqëse.

Reagimi i OJQ-ve

Pas vendimit të Qeverisë Haradinaj kanë reaguar organizatat e shoqërisë civile (GAP, INDEP dhe GLPS-ja) duke pretenduar se shkarkimi ishte selektiv dhe se sipas opinionit ishte dashur të shkarkoheshin 19 anëtarë, e jo vetëm 10 prej tyre. Gjithashtu, në reagimin e tyre ishte ngritur edhe çështja e KOSTT-it që është shndërruar në agjenci të pavarur dhe shkarkimi i bordit ishte përgjegjësi e Kuvendit e jo e qeverisë.

Ato pretendojnë që vendimi i qeverisë nuk ishte depolitizimi i bordeve, sepse shkeljet janë duke vazhduar edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Për të dëshmuar që njëmend e keni për qëllim t’i depolitizoni bordet, do të duhej që në këtë vendim tuajin t’i  përfshinit edhe anëtarët e bordeve që aktualisht, në kundërshtim flagrant me ligjin, janë duke kandiduar për anëtarë të asambleve komunale. Për shembull, nuk besoj se do të ju zë në befasi lajmi që anëtari i Bordit të ‘Trainkos’-it është bartës i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për Asamblenë komunale të Gllogovcit, Labinot Halilaj. Me vendimin tuaj, ju keni mundur që jo vetëm të përmirësonit një shkelje të bërë para dy vjetësh, por edhe të parandalonit një shkelje që po ndodh”, thuhet në letrën e hapur të OJQ-ve dërguar Kryeministrit Haradinaj.

Zyra e Kryeministrit nuk ka komentuar asgjë lidhur me shkarkimet selektive, por të njëjtit në shumë pyetje janë përgjigjur duke e dërguar vetëm vendimin e datës 29 shtator 2017.

Edhe Agjencia Kundër Korrupsionit thekson se është në pritje të disa procedurave lidhur me shkarkimin e bordeve, pasi opinioni i tyre është publik. Për momentin AKK-ja nuk mund të japë komente lidhur me shkarkimet që kanë ndodhur.

E drejtorët e bordeve që janë shkarkuar nga Qeveria Haradinaj, thonë se janë shkarkuar jashtëligjshëm dhe në mënyrë selektive.

Bujar Hasimi ish-anëtar i Bordit të “Trainkos”-it konsideron se shkarkimi i tij ishte i jashtëligjshëm.

“Kryeministri ka bërë selektim në shkarkim, më së miri punën time e dëshmojnë vendimet të cilat i kemi marrë gjatë mandatit tim. Si anëtar i bordit në këtë pozitë jam emëruar në shtator të vitit 2015 për një mandat 3 vjeçar dhe ende nuk më ka skaduar afati. Shkarkimi ka karakter politik vetëm se unë jam simpatizant i një partie e cila nuk është më në pushtet, ky shkarkim në një mënyrë është shkelje e të drejtave të njeriut”, tha Hasimi.

Brikenda Kryeziu e shkarkuar nga pozita e kryesueses së Bordit të Aeroportit të Gjakovës thotë se nuk ka qenë pjesë e politikës nga viti 2007, përderisa ligji e kërkon periudhën prej 36 muajve jashtë politikës.

“Shkarkimi i Bordit të Aeroportit të Gjakovës kryekëput ka prapavijë politike, është bërë në mënyrë selektive. Prej 2007-ës nuk kam qenë më pjesë e strukturave politike, jam emëruar si kryeshefe e bordit në shtator të vitit 2015, sipas ligjit për emërimin e bordeve një person që të jetë në bord nuk duhet të jetë pjesë e politikës për 36 muaj, e nga viti 2007 kanë kaluar 10 vjet”, tha Kryeziu.

Kryeziu është në pritje të përgjigjes nga AKK-ja për sqarimin e opinionit të dërguar në qeveri ku sipas saj dhe pas kuptimit të arsyes për shkarkim selektiv ajo do të ankohet te organet e rendit.

Anëtari i Bordit të KOSST-it Musa Misini thotë se shkarkimi ka qenë selektiv dhe i kundërligjshëm.

“Së pari Kryeministri Haradinaj sipas ligjit nuk ka të drejtë ta shkarkojë bordin e KOSST-it. Me miratimin e pakos së tretë të legjislacionit në fushën e energjisë vitin e kaluar është vendosur se aksionar i KOSTT-it është Kuvendi i Kosovës, e jo Qeveria, po ashtu shkarkimi ynë është i jashtëligjshëm sipas neneve ku është bazuar qeveria. Unë kam qenë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në vitin 2014, por nuk jam përzgjedhur dhe nuk kam ushtruar asnjë post tjetër politik”, thotë Misini.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik për Gazetën Jeta në Kosovë konfirmoi se shthurja ligjore dhe funksionale e KOSST-it kërkohej nga direktiva përkatëse për transpozimin e pakos së tretë legjislative të BE-së.

“Shthurja ligjore dhe funksionale e Operatorit të Sistemit të Transmisionit (KOSTT) kërkohej, sipas direktivës përkatëse  për transpozimin e pakos së tretë legjislative të BE-së për energjinë,  e cila është në proces të zbatimit”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së.

Vlora Gojani, kryeshefe ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës për Gazetën Jeta në Kosovë thekson se shkarkimi i shpejtë i bordeve pa përfunduar mandati i tyre sjell telashe në punën e mëtutjeshme.

“Tani nuk mund të marrim asnjë vendim, madje nuk e kemi as aproviminin e bordit për miratimin e buxhetit për vitin 2018 që është shumë i rëndësishëm dhe tani këtë draft-buxhet duhet dërguar në qeveri sipas afateve kohore vetëm pse e kërkon ligji”, tha Gojani.

Emërimet e ardhshme nëpër borde të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura do të bëhen me ndihmën e ekspertëve të Britanisë së Madhe.

Një memorandum të tillë edhe vitin e kaluar e kishte nënshkruar ambasadori O’Connell me kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe ish- Kryeministrin Isa Mustafa, por nga ky memorandum rezultoi se në procesin e rekrutimit Ambasada e Britanisë së Madhe mori pjesë vetëm në përzgjedhjen e drejtorit dhe dy zëvendësdrejtorëve të Doganës së Kosovës.

Për drejtorin e ATK-së mund të ishin pjesëmarrës nëse lirohej pozita, por kjo pozitë u plotësua pa ndihmën e ambasadës.

http://kallxo.com/veseli-djem-e-vajza-konkurroni/