array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Sheshi me tela i Vushtrrisë

Deklarata

Xhafer Tahiri: Po (do të largohen), dhe duhet të japin llogari ata që e kanë projektuar keq sheshin dhe nuk i kanë futur kabllot me kohë nën tokë

 

Xhafer Tahiri

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Heqja e telave prej sheshit të Vushtrrisë ka qenë një nga zotimet e kryetarit, Xhafer Tahiri. Ai këtë premtim e ka dhënë edhe njëherë duke thënë se kanë një marrëveshje për heqjen e tyre me KEDS-it. Krypometri do të monitorojë nëse ata do të largohen nga sheshi.

Artikulli

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kishte premtuar se gjatë mandatit të tij do të largoj kabllot të cilat janë vendosur nga KEDS dhe operator të internetit mbi sheshin e Vushtrrisë.

Gjatë kohës së zgjedhjeve komunale, Tahiri në “DebatPernime” kishte thënë se duhet të japin përgjegjësi ata të cilët e kanë projektuar sheshin.
“Po (do të largohen), dhe duhet të japin llogari ata që e kanë projektuar keq sheshin dhe nuk i kanë futur kabllot me kohë nën tokë (31:13- 31:37)” kishte thënë Tahiri.

Me 20 qershor të këtij viti, Tahiri përmes një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se kanë bërë marrëveshje me KEDS-in që të investoj në largimin e kabllove.
“Sot me drejtuesit e KEDS u morëm vesh që KEDS do të investojë mbi 200,000.00€ në projektin për largimin e kabllove nga sheshi i qytetit. Punët do të fillojnë në tetor të këtij viti”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri në postimin e tij ka shkruar se kabllot nuk do të duhej të mbeteshin mbi shesh pas investimit mbi 1.5 milion euro në këtë shesh.

“Në fakt ato kabllo nuk do të duhej kurrë të mbeteshin mbi shesh pas investimit mbi 1.5 milion në ndërtimin e sheshit. Gabimet në projektim të sheshit ju kanë sjellë dëme bizneseve në shesh dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve”, ka shkruar Tahiri në Facebook.