Sfeçla nuk i ka shpallur veteranët bashkëpuntorë të Serbisë
Deklarata
Xhelali të gjithë veteranët e UCK-së i shpalli bashkëpuntorë të Serbisë. E mallkoftë ZOTI
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “Xhelali të gjithë veteranët e UCK-së i shpalli bashkëpuntorë të Serbisë. E mallkoftë ZOTI” është i rremë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla nuk i ka shpallur veteranët si bashkëpunëtorë të Serbisë në postimin e bërë me 15 korrik 2023. Edhe vetë Sfeçla për Krypometrin ka thënë se asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë, si thuhet në postim.
Artikulli
Më datë 15 korrik 2023, faqe e e Facebook “Komente Politike” ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Në këtë fotografi është montuar edhe shkrimi “Xhelali të gjithë veteranët e UCK-së i shpalli bashkëpuntorë të Serbisë. E mallkoftë ZOTI”.
I njëjti postim është shpërnarë edhe në grupin “Diaspora me PDK”, “SHTETI🇽🇰✌🏻🇦🇱SHTET❤️✌🏻” dhe “#ME LDK-NË RUGOVIANE”.
Lidhur me këtë deklaratë është kontaktuar ministri Sveçla, i cili ka thënë as asnjëherë nuk i ka quajtur gjithë veteranët e UÇK-së si bashkëpunëtorë të Serbisë.
“Ky është një lajm i rremë” – ka thënë ministri Sveçla.
Postimi është bërë në ditën kur para qeverisë së Kosovës ishte thirrë një protestë për të mbrojtur veteranët e UÇK-së.
Në të njëjtën ditë, pra me 15 korrik 2023, ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla kishte bërë një postim në profilin e tij në Facebook, në të cilin kishte thënë se protesta është thirrë në të njëjtën ditë kur kishte edhe protesta në Beograd kundër Vuçiqit.
Tutje ai kishte thënë se audio-inçizimet në të cilat dëgjohet duke folur shefja e grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lika dhe ish-deputeti Sllavko Simiq janë keq-interpretuar.
Por, ai në këtë postim nuk ka thënë se “gjithë veteranët janë bashkëpuntorë të Serbisë”.