array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Fillon ndërtimi i sallës sportive në Pomozotin, Foto: Komuna e Fushë Kosovës

Salla e sportit në Pomozotin nuk u finalizua më 2020, ky është arsyetimi i komunës

Deklarata

Komuna e Fushë Kosovës (01.09.2020)- “Ndërtimi i sallës së sportit në Pomozotin do të përfundojë këtë vit dhe shkolla do ta ketë në shfrytëzim këtë sallë në fillim të vitit të ardhshëm”

Vlerësimi

Me kos

Komuna e Fushë Kosovës nuk e ka përmbushur premtimin për finalizimin e sallës së sportit brenda vitit 2020. Megjithatë, KRYPOMETRI ka kuptuar se në muajin e dytë të vitit 2021, kjo sallë është afër finalizimit.

Artikulli

Komuna e Fushë Kosovës kishte premtuar se në fund të vitit 2020 do të ndërtohet salla e sportit në fshatin Pomozotin të kësaj komune, por kjo nuk ka ndodhur.

Tash në muajin e dytë të vitit 2021, kjo sallë është drejt finalizimit.

Drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Islam Shabani, ka thënë për KALLXO.com se ka mbetur të shtrohet vetëm dyshemeja në këtë sallë sportive.

“Po, ka mbetur vetëm dyshemeja ka mbetur të shtrohet dhe para vitit të ri e kishin kry, por për shkak të motit të ftohtë ajo u dashke pak me pushu, betoni. Përndryshe këto ditë pritet me u kry”, tha ai.

Më 1 shtator të vitit 2020, Komuna e Fushë Kosovës kishte njoftuar se ka filluar ndërtimi i sallës së sportit në fshatin Pomozotin, projekt ky i financuar nga komuna.

Kjo komunë ka premtuar se ndërtimi i kësaj salle të sportit do të përfundojë më 2020 dhe shkolla do ta ketë në shfrytëzim këtë sallë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Në projektin e ndërtimit të sallës do të përfshihet edhe lidhja me objektin e shkollës në mënyrë që nxënësit dhe arsimtarët adekuat ta kenë më të lehtë zhvillimin e aktiviteteve sportive. Po ashtu, salla mund të shfrytëzohet edhe për aktivitete tjera shkollore”, thuhej në njoftim.

Ky premtim është matur nga KRYPOMETRI.

Premtimi i komunës: Salla e sportit në Pomozotin do të ndërtohet deri në fund të vitit