array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrencat e liberalizimit të vizave

Deklarata

Ajo çka e kemi qëllim parësor është që në dhjetor (2018) qytetarët të lëvizin lirshëm

 

Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ka kaluar një vjet që kur Presidenti, Kryeparlamentari dhe kryeministri më tre zëvendësit e tij ia kanë uruar qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave. Liberalizimi nuk ka ndodhur as gjatë këtij viti, ndërkohë që kryeministri ka dhënë edhe një premtim, të cilin KRYPOMETRI do të vazhdojë të monitorojë.

Artikulli

Saktësisht 1 vit më herët, 6 burrat e Kosovës kishin udhëtuar me aeroplanin privat të Behgjet Pacollit për në Bruksel.

Pas kësaj vizite, ashtu siç pritej, 18 korriku i vitit të kaluar kishte kaluar nën urimet e politikanëve për marrjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga Brukseli, Komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos kishte deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe se gjithçka do të varej nga Parlamenti dhe Këshilli i Evropës.

“Sot mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Është tash në dorën e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të vazhdojnë që të lëvizin përpara me propozimin tonë”, kishte thënë Avramopoulos, më 18 korrik të 2018.

Me t’i dëgjuar këto fjalë, 6 burrat e Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardani Gashi nisen për në Prishtinë, ku ftojnë konferencë të jashtëzakonshme për media nga aeroporti “Adem Jashari”.

Ata nga aty, urojnë qytetarët për liberalizimin e vizave, duke thënë se brenda 2018, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm.

“Sot është një ditë e madhe për Kosovën. Dua t’i falënderoj të gjithë për angazhimin e tyre dhe t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë vendim të madh e meritor për vendin. Ne kemi besim të plotë se i tërë ky proces do të përmbyllet gjatë këtij viti”, kishte thënë Thaçi më 18 korrik të vitit të kaluar.

“Është lajm shumë i mirë, urime të gjithëve, e kemi merituar këtë lajm. Ajo çka e kemi qëllim parësor është që në dhjetor qytetarët të lëvizin lirshëm”, kishte thënë Veseli para mediave më 18 korrik të 2018.

2018 ka përfunduar, por jo edhe pritjet e qytetarëve të Kosovës për liberalizim të vizave.

Të 6 liderët kishin gënjyer kur kishin deklaruar se brenda vitit do të ketë liberalizim të vizave.

https://kallxo.com/thaci-rekomandimi-pozitiv-e-arritur-historike/

Ndërkohë, sot kryeministri i Kosovës sërish e ka dhënë një premtim për liberalizim të vizave kur është pyetur për deklarimet e bëra para një viti.

Haradinaj ka thënë se liberalizimi është më afër se sa që mendojmë. Ai ka thënë se lajmi për liberalizim është çështje javësh.