array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrenat e Liderëve për Rrëzimin e Murit

Deklarata

Hashim Thaçi: “Autoritetet e vendit duhet t’i respektojnë rezolutat e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës”.

Isa Mustafa: “Muri… do të rrënohet. Është në kompetencë fillestare të pushtetit lokal rrënimi i objekteve të kategorisë së dytë, por është edhe në përgjegjësi të pushtetit qendror të ndërmarrë masa ligjore”.

Kadri Veseli: “Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”.

Thaçi, Mustafa e Veseli

Vlerësimi

Me kos

Krypometri ka vendosur t’i matë fjalët e të gjithë liderëve të institucioneve kryesore, pa dallime. Të gjithë kanë premtuar se muri do të rrëzohet. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur për më shumë se dy muaj. Ata se bashku nuk kanë arritur që t’i bindin serbët lokalë për rrëzimin e murit brenda afateve që vet i kanë vendosur. Deputetet e koalicionit kanë votuar dhe i kanë vendosur afat qeverisë që deri me 31 janar muri të rrëzohet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Me datën 4 shkurt në ora dy të mëngjesit, katër ditë pas kalimit të afatit të vendosur nga Kuvendi, është arritur një marrëveshje për rrëzimin e murit, mirëpo nuk janë dhënë më shumë detaje. Marrëveshja është arritur falë një takimi që Kryeministri i Serbisë  Aleksandar Vuçiq ka mbajtur me serbët e Kosovës në Rashkë të Serbisë. Ne do të vazhdojmë të shikojmë nga afër secilin deklarim të liderëve për murin. Vlerësimi me kos është për huqjen e datës dhe mosrealizimin deri më tani të premtimit për rrëzimin e murit.

Artikulli

Me gjithë premtimet e liderëve, por edhe miratimit të një rezolute për rrëzimin e murit në Mitrovicën e Veriut deri në fund të janarit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Duke u thirrur në rezolutë, krerët e vendit kishin premtuar që ky mur do të hiqet brenda afateve të përcaktuara në rezolutën e Kuvendit.

“Autoritetet e vendit duhet t’i respektojnë rezolutat e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës. Por, do të ishte mirë që ata që e kanë ndërtuar ta heqin vetë”, kishte deklaruar Presidenti Hashim Thaçi vetëm një ditë pas takimit të parë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ku u përfshinë edhe presidentët e dy shteteve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se autoritetet kosovare e kanë obligim të zbatojnë rezolutën e Kuvendit të Kosovës, e cila kërkonte që muri tërrënohej brenda muajit janar. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nuk është në kompetencën e Presidentit të Kosovës rrënimi i murit, mirëpo Presidenti Thaçi kishte marrë të gjitha meritat e ndaljes së trenit rus, i cili ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë. Ai kishte deklaruar se pas mosreagimit të institucioneve përgjegjëse, ka ndërhyrë duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës të ndalnin trenin. Duke u nisur nga kjo praktikë, kur Thaçi ishte ngutur të marrë meritat e ndaljes së trenit, Presidenti ka pasur mundësi të veprojë në të njëjtën mënyrë edhe për murin ilegal.

Se muri do të rrënohet, kishte deklaruar edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Përkundër që e kishte nënshkruar rezolutën për rrëzimin e Kuvendit, kryetari i Kuvendit nuk është lidhur me datat, por kishte thënë se muri do të rrëzohet.

“Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”, kishte thënë Veseli. Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka qenë i zëshëm dhe i vendosur për rrënimin e murit. Kryetarit të Kuvendit i takon të këmbëngulë më shumë se secili udhëheqës që rezolutat e votuara në Kuvend të zbatohen nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera të Kosovës.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kishte shkruar e folur disa herë për rrënimin e murit. Ai e ka shfrytëzuar murin për t’i sulmuar e fyer opozitën, duke i quajtur gjela. Kishte thënë se murin do ta rrënojë ligji, mirëpo ai dhe qeveria e tij nuk u janë përmbajtur ligjit për të rrënuar atë mur. Është dashur që Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçic t’i mbledhë në Rashkë serbët e Kosovës dhe të vendosin për rrëzimin e murit.

Mustafa nuk kishte folur për afate, por për përgjegjësitë e rrënimit të tij.

“Qeveria e Kosovës të marrë masat e nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta t’i përmbajë të gjitha elementet që i kishte para vitit 1999, e jo t’i shtohen elemente tjera ilegale, siç është muri dhe shkallët”, ishte kërkesa e tretë në rezolutë.

“Muret ndarëse duhet të hiqen. Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, jo vetëm pa leje, por edhe në kundërshtim me rregullat urbane dhe ligjore, do të rrënohet. Është në kompetencë fillestare të pushtetit lokal rrënimi i objekteve të kategorisë së dytë, por është edhe në përgjegjësi të pushtetit qendror të ndërmarrë masa ligjore”, kishte thënë ai më 15 janar.

Përgjegjësinë për rrënimin e tij krerët ua kishin atribuuar autoriteteve lokale, por kishin thënë se nëse ata nuk veprojnë do të marrin masa në nivel qendror. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur për më shumë se dy muaj. Ata se bashku nuk kanë arritur që t’i bindin serbët lokalë për rrëzimin e murit brenda afateve që vet i kanë vendosur. Deputetet e koalicionit kanë votuar dhe i kanë vendosur afat qeverisë që deri me 31 janar muri të rrëzohet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Me datën 4 shkurt në ora dy të mëngjesit, katër ditë pas kalimit të afatit të vendosur nga Kuvendi, është arritur një marrëveshje për rrëzimin e murit, mirëpo nuk janë dhënë më shumë detaje. Marrëveshja është arritur falë një takimi që Kryeministri i Serbisë  Aleksandar Vuçiq ka mbajtur me serbët e Kosovës në Rashkë të Serbisë.