array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Agron Kuçi, kryetar i komunës së Junikut

Rrenat e Junikut për grevën e mësimdhënësve

Deklarata

Fatos Shala, më 21 janar: Me MAShT-in kemi vendosur që me u dhënë nxënësve pushim për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.

Agron Kuçi, më 22 janar: Jemi në proces të mirë për me ja nis mësimit. Po ka filluar mësimi, dy orët e para ose tri orët e para.

Fatos Shala, më 22 janar: Në grevë janë shkollat e Junikut.

 

Agron Kuçi

Vlerësimi

Rrenë

Komuna e Junikut, njëjtë sikur komunat tjera që udhëhiqen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është ngutur për të paralajmëruar nisjen e mësimit menjëherë pas konferencës së kryeministrit Ramush Haradinaj në të cilin shpalosi ofertën e tyre për sindikatën. Mësimi nuk ka nisur sipas paralajmërimeve të Komunës së Junikut. Komuna e Junikut fillimisht si arsye për mosfillim të mësimit i ka dhënë kushtet atmosferike, e më vonë kanë thënë se për shkak të grevës.

Artikulli

Komuna e Junikut në faqen e saj zyrtare në Facebook me 20 janar kishte shkruar se mësimi në këtë komunë do të fillojë nga dita e hënë (21 janar).

Njoftimi ishte bërë pas konferencës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili kishte dhënë ofertën e tij për rritje pagash të mësimdhënësve grevistë.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se nesër me datë 21.01.2019, e Hënë fillon gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat në Komunën së Junikut sipas orarit paraprak. Të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju urojmë suksese”, thuhet në publikimin e Komunës.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Junik, Fatos Shala në një prononcim për KALLXO.com të hënën (21 janar) kishte deklaruar se greva e mësimdhënësve po vazhdon dhe se paralajmërimi i mbrëmshëm nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me grevën.

“Me MAShT-in kemi vendosur që me u dhënë nxënësve pushim për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, andaj në komunikatën e mbrëmshme ishte fjala që me fillu mësimi pas këtij pushimi, që ka qenë deri sot, dhe jo për shkak të grevës”, ka thënë Shala të hënën me 21 janar.

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi ka thënë të martën për KALLXO.com se pjesërisht ka filluar mbajtja e orëve mësimore nëpër shkolla, pra jo me orar të rregullt.

“Jemi në proces të mirë për me ia nisë mësimit. Po ka filluar mësimi, dy orët e para ose tri orët e para”, tha Kuçi përmes telefonit, të martën, me 22 janar.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe një herë me drejtorin e DKA-së në këtë Komunë, Fatos Shala.

“Në grevë janë shkollat e Junikut”, u përgjigj Shala për KALLXO.com, të martën, me 22 janar.

E këto deklarata dhe thirrje të kryetarëve të komunave për ndërprerje të grevës, nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, i konsideroi si presion, i cili nëse vazhdon do të ndiqet ligjërisht.

“Ne edhe më herët kemi deklaruar se të gjithë kryetarët e komunave dhe drejtoritë e arsimit komunale që të mos bëjnë presion te grevistët sepse përndryshe nëse bëhet presion nga ana e drejtorive komunale ndaj tyre do të bëjmë padi sepse ne jemi duke e mbajtur grevën në bazë të ligjit në fuqi”, deklaroi Shala.

https://kallxo.com/shkollat-e-decanit-junikut-e-mamushes-megjithate-ne-greve/

https://kallxo.com/juniku-e-decani-paralajmerojne-fillimin-e-procesit-mesimor-neser/

https://kallxo.com/dorezohet-haradinaj-rrit-pagat-per-mesimdhenesit/