array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Haki Rugova, LDK, Istog. Foto: Atdhe Mulla

Rrenat e Haki Rugovës për transparencë të menjëhershme

Deklarata

Haki Rugova: Sa më shpejt që është e mundur, si të përfundojnë zgjedhjet. Një muaj mbas zgjedhje mund të publikohet pa asnjë problem

 

Haki Rugova

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Në ueb-faqen e Komunës së Istogut nuk mund të gjendet lista e uzurpatorëve apo shfrytëzuesve të pronave Komunale. Nuk janë të publikuara as lista e borxhlinjve. Të gjitha këto, Rugova kishte premtuar se menjëherë do t’i publikojnë. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodh.

Artikulli

Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova ka dhënë shumë premtime për transparencë. Sa herë është pyetur për kohën e publikimit të dokumenteve të ndryshme përgjigja e tij më e shpeshta ka qenë: menjëherë.

Rugova ka premtuar se lista e pronave të uzurpuara së bashku me emrat e uzurpatorëve do të publikohet në ueb-faqen e komunës, vetëm një muaj mbasi që ai të merr mandatin e radhës.

“Sa më shpejt që është e mundur, si të përfundojnë zgjedhjet. Një muaj mbas zgjedhje mund të publikohet pa asnjë problem”, ka thënë Rugova.

Ai kishte premtuar që menjëherë do të shpallet edhe listën e borxhlinjve ndaj komunës. Ai ka premtuar se do t’i publikojë edhe listën e plotës të lejeve të ndërtimit. Të gjitha këto, Rugova kishte premtuar se menjëherë do t’i publikojnë.

Edhe për publikimin e shpenzimeve si kryetar komune, Rugova kishte premtuar se do t’i publikonte të gjitha, mirëpo në një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Përkundër paralajmërimit nga autorja e emisionit, Jeta Xharra se të gjitha këto premtime do vlerësohen me krypometër, Rugova ishte përgjigjur se është i vetëdijshëm për premtimet e tij.

KALLXO.com ka kontaktuar me ‘zyrtaren për informim’ në komunën e Istogut, Jeta Balaj, për të kërkuar sqarime se pse nuk janë publikuar në ueb-faqe të komunës, ndërsa ajo është arsyetuar se komuna i ka kryetar obligimet e saja, mirëpo janë arsyetuar se ministrisë se Pushtetit Lokal.

“Ne i kemi vendosur, mirëpo problemi qëndron tek kompania e cila menaxhon ueb-faqet dhe ministrisë”, tha ajo.