array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrenat e Beqirit dhe Hotit për Kandidatin për Kryeministër

Deklarata

Ismet Beqiri: “Mustafën… si kryetar partie është i pari në listë edhe është pretenduesi… për të marrë postin e kryeministrit”.

Avdullah Hoti: Unë nuk do të jem kandidat për kryeministër nga LDK.

Ismet Beqiri

Vlerësimi

Rrenë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka demantuar Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Ismet Beqirin. Ai ishte shprehur i bindur se bartës i listës dhe kandidatë i LDK-së për kryeministër do të jetë Isa Mustafa. LDK-ja e ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidat për Kryeministër.

Artikulli

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidat për Kryeministër, duke thënë se ky ka qenë vendimi i përbashkët i tij me nënkryetarët e partisë dhe kryesinë e LDK-së.

“Propozimi edhe i tyre edhe i imi është që Avdullah Hoti të jetë kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Kandidimi i Hotit për kryeministër është bërë pas deklarimit të ish-kryeministrit Mustafa se më nuk do të garojë në zgjedhjet e 11 qershorit si kandidat për kryeministër.

Edhe vetë Abdullah Hoti kishte shkruar në Facebook se ai nuk do të jetë kandidat për kryeministër.

Me 10 maj, ditën kur në Kuvend u votua për rrëzimin e Qeverisë, ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri kishte deklaruar se LDK-ja nuk e ka asnjë dilemë se kush do të jetë kandidat për kryeministër, pasi që do të jetë Isa Mustafa.

“Mustafën na e kem kryetar partie dhe çdo kryetar partie, raste të rralla ndodh e kundërta, normalisht si kryetar partie është i pari në listë edhe është pretenduesi për t’i fituar zgjedhjet dhe është për të marrë postin më të rëndësishëm në vendin tonë, siç është pozita e kryeministrit, kështu që ne se kemi asnjë dilemë për këtë punë”, kishte thënë Beqiri javën e kaluar më 10 maj.

Beqiri ka qenë pjesë e takimit të kryesisë së LDK-së në të cilin është vendosur që kandidatë për kryeministër i LDK-së të jetë, Avdullah Hoti.

Po atë ditë ish-partneri i LDK-së, Partia Demokratike e Kosovës e kishte mbështetur mocionin e opozitës për mosbesim ndaj Qeverisë. Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor.