array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena ‘shabllon’ e Ministrisë së Dhurata Hoxhës

Deklarata

Ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha: Ambasadori O’Connell, vlerësoi punën e institucioneve duke potencuar zbatimin e MSA-së, reformave si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në veçanti për procesin integrues, procese këto që duhet bërë edhe më shumë”

Dhurata Hoxha

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Kjo deklaratë u përgënjeshtruar nga Ambasadori Ruari O’Connell. Më vonë, Ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha e pranojë ‘gabimin’.

O’Connell: Në fakt, unë nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë. As nuk e diskutuam. Ne nuk diskutuam për të drejtat e njeriut. Ne diskutuam për rregullin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë thashë që Kosova ishte në një pikë të rëndësishme, dhe se duhej të ndërmarrë hapa për të pastruar politikën nga kriminaliteti. Unë nuk ofroi asnjë vlerësim për punën e institucioneve.

Ministria e Integrimeve: Zyra e Komunikimit dhe Informimit e Ministrisë së Integrimit Evropian, shpreh keqardhje për versionin e kumtesës e cila kishte lëshime dhe ishte shabllon i përdorur më herët dhe i pakonfirmuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Artikulli

Sot, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në një takim përshëndetës Ambasadorin në largim të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Siç njoftoi zyra për media e Ministrisë së Integrimit Evropian, në takim ishin diskutuar disa tema.

“Ambasadori O’Connell, vlerësoi punën e institucioneve duke potencuar zbatimin e MSA-së, reformave si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në veçanti për procesin integrues, procese këto që duhet bërë edhe më shumë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Por, nëpërmjet një reagimi publik, Ambasadori O’Connell, demantoi Dhurata Hoxhën.

“Në fakt, unë nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë. As nuk e diskutuam. Ne nuk diskutuam për të drejtat e njeriut. Ne diskutuam për rregullin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë thashë që Kosova ishte në një pikë të rëndësishme, dhe se duhej të ndërmarrë hapa për të pastruar politikën nga kriminaliteti. Unë nuk ofroi asnjë vlerësim për punën e institucioneve”, ka shkruar O’Connell në “Facebook”.

Ambasadori madje tha se të tilla citime, të rrejshme, kanë ndodhur edhe në të kaluarën, nga institucionet dhe partitë politike në vend.

“Kjo ka ndodhur disa herë nga institucione të ndryshme dhe parti politike. Tani e tutje, Ambasada ime do të korrigjojë çdo deklaratë të lëshuar pa pëlqimin tonë”, tha ai.

E pasi e gjitha u bë publike, nëpërmjet një komunikate për media, zyra e informimit në Ministrinë e Integrimit Evropian ka sqaruar opinionin publik. Sipas tyre, komunikata e dërguar ishte shabllon.

“Zyra e Komunikimit dhe Informimit e Ministrisë së Integrimit Evropian, shpreh keqardhje për versionin e kumtesës e cila kishte lëshime dhe ishte shabllon i përdorur më herët dhe i pakonfirmuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Dhurata Hoxhës.

Ministria e Dhurata Hoxhës e pranon mashtrimin ndaj ambasadorit britanik

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).