array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se ZRRE paralajmëron se në mars hynë në fuqi tarifa me rritje 

Deklarata

ZRRE: Më 31 mars hynë në fuqi tarifa me rritje 14% e enerigjisë elektrike!

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Titulli “ZRRE: Më 31 mars hynë në fuqi tarifa me rritje 14% e enerigjisë elektrike!” është i rremë. Zyra e Rregullatorit të Energjisë ende nuk ka marrë vendim për tarifat e energjisë për vitin 2023, që do të thotë se nuk dihet ende nëse do të ketë shtrenjtim të energjisë dhe as sa përqind do të rriten tarifat. Pas propozimit fillestar të ZRrE-së që tarifat të rriten për 13.4%, disa institucione kanë bërë komente të cilat mund të ndikojnë që tarifat e energjisë të mos shtrenjtohen fare apo rritje të jetë edhe më e madhe se 13.4%. Vendimi pritet të merren deri para datës 1 prill 2023.

Artikulli

Më 3 mars 2023, në faqen e Facebook-ut “Universal” është shpërndarë një postim ZRRE: Më 31 mars hynë në fuqi tarifa me rritje 14% e enerigjisë elektrike!”

Por, ky titull nuk është i saktë, pasi ZRrE e ka propozuar rritjen e tarifave të energjisë, por ende nuk është marrë vendimi për tarifat për vitin 2023.

Më 25 shkurt 2023, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të ketë rritje të tarifave të rrymës për 13.4% për vitin 2023, pas kërkesës së bërë nga Furnizuesi Publik – KESCO për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor, por jo që kjo rritje do të hyjë në fuqi në mars të 2023. 

Rregullatori ka propozuar që të hyrat maksimale të lejuara për Furnizuesin Publik – KESCO për vitin 2023 të jenë 393.8 milionë euro, apo një rritje prej 13.4% krahasuar me vitin 2022 kur buxheti ishte caktuar në 347.2 milionë euro.

Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të subvencionojë tarifat e energjisë me 24.6 milionë euro. Këto mjete ishin zotuar vitin e kaluar, por Qeveria e Kosovës ishte vonuar t’i alokojë me kohë, prandaj janë bartur në vitin 2023.

Pas këtij propozimi, ZRrE-ja ka pranuar komente nga Qeveria e Kosovës, Presidenca, KOSTT, KESCO, KEK dhe palë të tjera. Zyra e Rregullatorit pas shqyrtimit të këtyre komenteve, do të hartojë një raport të ri dhe më pas Bordi i ZRrE-së do të vendosë për lartësinë e tarifave për vitin 2023.

Komentet mund të merren parasysh, prandaj rritja e tarifave mund të jetë më e lartë apomë e ultë, në vartësi të ndikimit të komenteve të bëra nga palët e interesit.