array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Vuçiq po kërkon të hapë luftë me NATO

Deklarata

Alarm në Beograd, Vuçiq po kërkon të hapë luftë me NATO, ja prapaskenat e marrëveshjes në Bruksel dhe tmerri që do të përjetojë Serbia nëse nuk njeh Kosovën

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “Alarm në Beograd, Vuçiq po kërkon të hapë luftë me NATO, ja prapaskenat e marrëveshjes në Bruksel dhe tmerri që do të përjetojë Serbia nëse nuk njeh Kosovën” është i rremë. Në artikull nuk është dhënë asnjë fakt dhe burim kredibil që tregon se Vuçiq është duke tentuar të hyjë në luftë me NATO-në. Nuk është argumentuar as “Alarmi në Begrad” që konstatohet në titull. Për më tepër fotografia e cila është përdorur nuk lidhet aspak me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi në fotografi janë Vuçiq si dhe disa ushtarakë duke shikuar ndeshjen e futbollit në mes të Serbisë dhe Brazilit më 24 nëntor 2022 në kuadër të Kampionatit botëror që po mbahet në Katar.

Artikulli

Më 26 nëntor 2022, faqet e internetit Gazeta Bota Sot dhe Agjencia e Lajmeve Sot News kanë publikuar lajmin me titull “Alarm në Beograd, Vuçiq po kërkon të hapë luftë me NATO, ja prapaskenat e marrëveshjes në Bruksel dhe tmerri që do të përjetojë Serbia nëse nuk njeh Kosovën”.

Titulli të cilin këto faqe e kanë zgjedhur për lajm nuk përkon me pjesën tjetër të lajmit e as me fotografinë me të cilën është shoqëruar lajmi.

Në artikull nuk është dhënë asnjë sqarim apo referim në burime kredibile sa i përket “alarmit në Beograd” apo me konstatimin që Vuçiq po kërkon të hapë luftë me NATO-në. 

Përpos titullit që përmend alarmin dhe luftën e Serbisë me NATO-në, artikulli është ilustruar me një fotografi në të cilën shihet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një bazë ushtarake.

Fotografia e përdorur nuk lidhet aspak me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi në fotografi janë Vuçiq si dhe disa ushtarakë duke shikuar ndeshjen e futbollit në mes të Serbisë dhe Brazilit të mbajtur në kuadër të botërorit në Katar.

Teksti më pas e sqaron fotografinë dhe kontekstin e saj, por jo edhe titullin e përdorur në lajm.

Ndeshja mes Serbisë dhe Brazilit ka qenë më 24 nëntor 2022 në kuadër të Kampionatit botëror që po mbahet në Katar.