array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se qytetari serb ka provokuar me flamurin e UÇK-së në veturë

Deklarata

Serbët dalin në rrugë me flamurin e UÇK-së?

Media

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i videos se “serbët dalin në rrugë me flamurin e UÇK-së” është i rremë. Titulli është konstatues dhe nuk eliminohet konstatimi i rrenë vetëm duke e vendosur një pikëpyetje në fund të asaj fjalie. Policia e Kosovës ka thënë se e kanë identifikuar qytetarin që shihet në video dhe se ai është shqiptar, përkatësisht një mërgimtar, i cili ka ardhur për pushime në Kosovë dhe se atë ditë ka qenë krushk në një dasmë. Edhe përmbajtja e videos për të cilën ngriten dyshime se personi në fjalë mund të jetë serb është e rreme. Kjo video është publikuar pa e marrë një prononcim nga Policia e Kosovës. Mediat duhet të bëjnë përpjekje për të verifikuar faktet para se të bëjë konstatime për një situatë të caktuar.

Artikulli

Faqja në Facebook “Kosova.info” ka shpërndarë një video me titullin: “Serbët dalin në rrugë me flamurin e UÇK-së?”. Kjo video thuhet se është xhiruar në Kllokot, më 2 gusht 2022.

Në video shihet një veturë me targa RKS, të rajonit të Gjilanit (06), e cila është parë me një flamur të UÇK-së duke valuar në dritaren e saj.

Ndërsa, dy persona të tjerë që e xhirojnë krejt këtë ngjarje e ndjekin veturën që bartë flamurin e UÇK-së dhe kërkojnë llogari nga vozitësi i saj.

Kur vozitësi i veturës me flamur ndalon veturën dhe hap dritaren, djemtë e pyesin se cilit nacionalitet i përket, nëse është shqiptar apo serb. Madje ata insistojnë të marrin edhe emrin e tij.

“Nëse je shqiptar të përkrahim, nëse je serb…”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Edhe pse në video djemtë nuk vijnë në përfundim se vozitësi është serb, videoja e publikuar nga “kosova.info”, është e shoqëruar edhe me një përshkrim, ku thuhet se serbët kanë dalë me flamurin e UÇK-së për të provokuar.

Ky portal ka njoftuar se personi që ka qenë duke e vozitur veturën me flamurin e UCK është arrestuar. 

“Në fshatrat e banuara me serbë të komunës së Kllokotit, serbët dalin në rrugë me flamurin e UÇK-së duke provokuar, e më pas duke akuzuar shqiptarët se po i provokojnë, por dy shqiptarë nga komuna së Vitisë e kanë zbuluar këtë situatë dhe e kanë ndaluar serbin duke i marrë edhe flamurin e UÇK-së, më pas i dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Kllokotit në fshatrat Gernçar dhe Verbovc”- thuhet në përshkrimin e shpërndarë në Facebook së bashku me videon nga “kosova.info”.

Kosova.info” ka potencuar se vozitësi i veturës me flamur është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Ky përshkrim i kësaj video që ka marrë 250 mijë shikime është ndryshuar dhe tash e njëjta video ka vetëm përshkrimin: “Serbët dalin në rrugë me flamurin e UÇK-së?”.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës e cila e ka demantuar informacionin e publikuar nga “kosova.info” se vozitësi i veturës, në të cilën valonte flamuri i UÇK-së, është serb.

“Sipas informacioneve zyrtare, personi në të cilën shihet në video është identifikuar. Sipas të dhënave policore, personi i cili shihet me veturë dhe flamur është i nacionalitetit shqiptar. Ai është një mërgimtar i cili ka ardhur për pushime në Kosovë”- tha për KALLXO.com Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Gjilanit.

KALLXO.com ka marrë vesh që mërgimtari ka qenë krushk në një dasmë që kanë shkuar rrugës për të marrë nusen.

Policia e Kosovës ka thënë se për rastin në fjalë nuk ka të arrestuar.

“Nuk ka të arrestuar për këtë çështje, kjo nuk është e vërtetë” tha zëdhënësi i Policisë.