array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena se Porfirije trimërohet pas propozimit të BE-së për marrëveshjes Kosovë- Serbi

Deklarata

Kosova është zemra e atdheut tonë” | Trimërohet Porfirije, pasi Kurti po e fuqizon Kishën Ortodokse Serbe

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Postimi me titull “Kosova është zemra e atdheut tonë” | Trimërohet Porfirije, pasi Kurti po e fuqizon Kishën Ortodokse Serbe”- nuk është mbështetur në fakte. Në këtë postim nuk është dhënë asnjë fakt që ky qendrim i Porfirijes ka ardhur vetëm falë propozimit të BE-së për marrëveshjen Kosovë- Serbi. Në postim nuk është ofruar asnjë fakt që e dëshmon se tash Patriarku Porfirije është trimëruar.

Artikulli

Më 3 mars 2023, në faqen e Facebook-ut “Universal” është shpërndarë një fotografi me përshkrimin “Kosova është zemra e atdheut tonë” | Trimërohet Porfirije, pasi Kurti po e fuqizon Kishën Ortodokse Serbe”.

Bashkangjitur në këtë përshkrim është një fotografi e montuar e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkut Porfirije, bashkë më dy fotografi tjera ndaras të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

Kjo faqe në biografinë e saj e ka cilësuar vetën si “portal i pavarur me një staf profesionist që merret me lajmet”. Faqja numëron mbi 43 mijë ndjekës. 

Përveç kësaj fjalie nuk është dhënë asnjë informacion që e mbështet “trimërimin” e Porfirijes. 

Më 3 mars 2023, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije ka dhënë një deklaratë se e di shumë mirë rëndësinë e territorit të Kosovës që është vet “zemra e atdheut”.

Sipas planit të njohur si Plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pika 7 përmban edhe rregullimin e “statusit të Kishës Ortodokse Serbe”, por nuk janë dhënë detaje shtesë. 

“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane” – thuhet në pikën 7 të këtij plani. 

Pas rreth shtatë muaj diskutime, pala kosovare dhe ajo serbe, më 27 shkurt 2023 u dakorduan për propozimin evropian, duke theksuar se nuk nevojiten diskutime tjera rreth tij.